Pervjetori i vrasjes se Shaban Polluzhes

21 Shkurt 2026 Më 21 shkurt 1945, në fshatin Tërstenik të Drenicës, u vra Shaban Polluzha, një nga komandantët më të njohur dhe më me ndikim të kësaj zone gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai njihej për qëndresën e tij të vendosur dhe për rolin e rëndësishëm në mbrojtjen e popullsisë vendase në një periudhë […]

Kurt Farka on February 21, 2026

Moment historik në Barcelonë, 144 vite pas fillimit të ndërtimit vendoset pjesa e fundit e ‘Sagrada Familia’

21 Shkurt 2026 Një moment historik për Barcelonën dhe botën e arkitekturës u shënua një ditë më parë, ndërsa u vendos pjesa e fundit e kullës qendrore të kishës, Sagrada Familia-s, 144 vjet pasi filloi ndërtimi i saj. Pjesa e sipërme e kryqit katërkëndor prej çeliku dhe qelqi, 17 metra i lartë dhe me peshë më […]

Kurt Farka on February 21, 2026

Kullat e Mirditës pasuri e trashëgimisë kulturore! Bashkia nis identifikimin dhe dokumentimin e tyre për të përfituar nga programi i rijetëzimit

21 Shkurt 2026 Nga: Elvis Hila  Kullat shekullore përbëjnë një pasuri të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në Mirditë. Të ndërtuara me mure guri dhe me arkitekturë të veçantë, ato kanë një përhapje të gjerë në të gjithë territorin e kësaj bashkie, por një pjesë e tyre ndodhen në gjendje të amortizuar dhe kanë nevojë për restaurim. […]

Kurt Farka on February 21, 2026

Një serial televiziv për arbëreshët përdor testimin e ADN-së për të zbuluar lidhjet e thella stërgjyshore me origjinën shqiptare pesë shekuj më parë, duke ndërthurur trashëgiminë me teknologjinë moderne. Dokumentari është një prodhim, që vjen në bashkëpunim me rrjetin televiziv të “Rai”-t. Blerina Goce Blerina Goce 21 Shkurt, 13:24 | Përditesimi: 21 Shkurt, 13:40 Share Rrit madhesinë e shkrimit Zvogëlo madhesinë e shkrimit Një histori për rrënjët, kujtesën dhe identitetin. Seriali i ri dokumentar i producentit italian Emanuele Galloni, sjell në vëmendje historinë e arbëreshëve në Kalabri, pasardhësit e shqiptarëve që u larguan nga atdheu rreth 500 vjet më parë. Galloni, producent televiziv dhe themelues i “Connemaris Media” ka realizuar një serial me gjashtë episode, që ndërthur dokumentarin me elementë të prozës fiktive. Në qendër është historia e këtij komuniteti që ka ruajtur gjuhën, traditat dhe lidhjen shpirtërore me Shqipërinë ndër shekuj. Ndryshe nga prodhimet e tjera për arbëreshët, ky serial shkon përtej rrëfimit historik. Ekipi ka bashkëpunuar me një kompani ndërkombëtare testimi gjenetik për të analizuar ADN-në e disa pjesëtarëve të komunitetit, në kërkim të provave shkencore për lidhjen e tyre me Shqipërinë. LEXO EDHE: Ministri Gonxhja në Vatikan: ‘Moti i Madh’, ëndërr e komunitetit arbëresh dhe detyrim i yni si shtet! Do aplikojmë në UNESCO “Ne u përpoqëm të gjenim në bashkëpunim me Ancestral, nëse arbëreshët kanë vërtet në ADN-në e tyre lidhjen me shqiptarët, nga janë dhe nga vijnë.”, thotë Galloni për “Report TV”. Rezultatet, të transmetuara në episodin e katërt, sollën emocione të forta: lot, habi dhe reflektim mbi identitetin. “Identiteti është një temë shumë e fuqishme sot. Në një kohë kur teknologjia dhe inteligjenca artificiale po ndryshojnë botën, emocionet e vërteta të njerëzve përballë zbulimeve mbi rrënjët e tyre janë të pazëvendësueshme.”, vijon ai. Për producentin, ky projekt është edhe personal. Ai thekson lidhjen me vendlindjen e nënës së tij në Kalabri dhe pasionin e hershëm për pakicat gjuhësore. Prej vitit 2014 ai ka punuar me komunitete minoritare në Evropë, nga Uellsi në Irlandë e Skoci, duke u fokusuar në ruajtjen e identitetit kulturor. “Interesi im për Shqipërinë dhe në përgjithësi për të gjitha vendet ku ka shqiptarë është i madh. Po punoj për momentin edhe në një serial të ri televiziv, një film imagjinar, që zhvillohet gjatë viteve ’40-të dhe shpresojmë të jetë një bashkëprodhim me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën.”, tregon Galloni. Ai ishte i pranishëm gjatë këtyre ditëve në Berlin në “European Film Market”, për të zgjeruar bashkëpunimet ndërkombëtare, pasi, siç thotë, kompania e tij ka përfituar dy grante nga programi “Creative Europe” për projekte multimediale në qendër të të cilave janë pakicat etnike.

21 Shkurt 2026 Nga: Blerina Goce Një serial televiziv për arbëreshët përdor testimin e ADN-së për të zbuluar lidhjet e thella stërgjyshore me origjinën shqiptare pesë shekuj më parë, duke ndërthurur trashëgiminë me teknologjinë moderne. Dokumentari është një prodhim, që vjen në bashkëpunim me rrjetin televiziv të “Rai”-t Një histori për rrënjët, kujtesën dhe identitetin. […]

Kurt Farka on February 21, 2026
Featured Pervjetori i vrasjes se Shaban Polluzhes