“Ja ku janë lekët”. – Tensione në Maqellarë pas dyshimeve për blerje votash. Të rinjtë dalin nga makina dhe kontrollohen nga përfaqësuesit e PD-së

22 prill 2021

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale nga kandidati Luan Haka shfaqen momentet kur efektivët e policisë fotografojnë makinën nga brenda dhe vendosin numrat e shenjave të provës.

Kanë kapur tufa me 50-she”, dëgjohet të thotë një nga qytetarët që ndodheshin pranë makinës së bllokuar.

Sjellim në vëmendje që mjeti u bllokua sot nga Struktura për Mbrojtjen e Votës pranë PD-së. Këta të fundit e mbajtën makinën të bllokuar dhe nuk lejuan largimin e personave që ndodheshin brenda saj, derisa në vendngjarje mbërriti policia.

Në praninë e uniformave blu, dy persona që ndodheshin në makinë janë kontrolluar nga simpatizantët e opozitës.

“Ja ku janë lekët”/ Tensione në Maqellarë pas dyshimeve për blerje votash. Të rinjtë dalin nga makina dhe kontrollohen nga përfaqësuesit e PD-së

Momente tensioni janë regjistruar sot në Maqellarë të Dibrës ku përfaqësues të PD-së kanë bllokuar një makinë tip “Volksvagen” pas pretendimeve se po shpërndahen para në këmbim të votave.

Në videot e publikuara në rrjetet sociale dëgjohen qytetarët të thonë: “Ja ku janë lekët“. Pas presionit të përfaqësuesve të PD-së personat e bllokuar kanë dalë nga makina.

Personi në foton e mëposhtme dhe një tjetër shtetas janë shoqëruar nga Policia e Dibrës. Pas daljes nga makina dy të rinjtë janë kontrolluar për para nga mbështetësit e opozitës.

Rasti është denoncuar fillimisht nga kandidati i PD, Luan Haka, ndërkohë që në vendngjarje ishte i pranishëm edhe drejtuesi politik i demokratëve Xhelal Mziu. 

Përfaqësuesit e PD bllokojnë mjetin në Maqellarë: Po shpërndan para në këmbim të votave

Përfaqësues të Partisë Demokratike kanë bllokuar një mjet në Maqellarë pasi pretendojnë se po shpërndan para në këmbim të votave.

Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale nga kandidati demokrat për Dibrën Xhelal Mziu. Siç mund të shihet nga kjo video përfaqësuesit e PD-së kanë bllokuar makinën, duke mos lejuar qarkullimin e saj.

Në vendngjarje vihet re prania e kandidatit Xhelal Mziu dhe e efektivëve të Policisë së Shtetit. Ndërkohë nuk ka ende një informacion zyrtar lidhur me pretendimet e demokratëve.

Klima politike në vend duket e tensionuar një ditë pas përplasjeve në Elbasan, ku u vra me armë zjarri militanti i PS-së Pjerin Xhuvani.

Gazeta Panorama