Aeroporti i Kukësit do quhet Zayed bin Sultan. Kush është Zayed bin Sultan, cili është kuptimi dhe prapaskenat e emrit

11 prill 2021

Kur na ndan edhe një javë nga hapja e aeroportit të Kukësit, kryeministri Edi Rama ka publikuar edhe emrin e tij.

Me anë të një postimi në Facebook, Rama ka bërë me dije se aeroporti i dytë në vend ai i Kukësit do të “pagëzohet” me emrin: Zayed-Flatrat e Veriut.

Përveç pjesëzës “Flatrat e Veriut”, fjala që bën përshtypje është “Zayed”.

Kryeministri nuk ka dhënë shpjegime se përse ka zgjedhur këtë emër dhe nga çfarë është inspiruar.

Bëhet fjalë për një prej personave më të pasur në botë, princi i ndjerë i kurorës së Emirateve të Bashkuara Arabe, Zajed bin Sultan Al Nahjan (Zayed bin Sultan Al Nahyan).

Ky i fundit ka ndërruar jetë më 2 nëntor të vitit 2004, në moshën 86-vjeçare. Por përse emri i tij duhet që të jetë në një aeroport shqiptar?

Aeroporti ka edhe faqen e vet tashmë (Kliko).

Aty thuhet se përfshirja e Emirateve të Bashkuara Arabe në zonën e Kukësit daton nga Lufta e Kosovës (1999).

Emiratet e Bashkuara Arabe kontribuan me shuma të mëdha parash, ndihma humanitare, ndërtuan një kamp refugjatësh shumë efikas për shqiptarët e Kosovës dhe një pistë ajrore për furnizimet e ndihmave hyrëse në Kukës në Shqipërinë Veriore.

Emiratet e Bashkuara Arabe financuan ndërtimin e një aeroporti i cili përfundoi në 2006 dhe pritej të punësonte më shumë se 200 njerëz, duke ndihmuar ekonominë lokale duke hapur më shumë mundësi turistike për rajonin. Në 2021 emri u ndryshua në Aeroporti Ndërkombëtar Zayed-Flatrat e Veriut nga Kryeministri Edi Rama, për nder të investimeve të Emirateve të Bashkuara Arabe”, shkruhet aty.

j.l./ dita