Zyrtare Vidal eshte i Bajernit

Zyrtare: Vidal eshte i Bajernit

Arturo Vidal është përforcimi më i ri i Bajernit të Mynihut në këtë afat kalimtar. Drejtori i përgjithshëm i bavarezëve, Karl-Hajnc Rumenige, konfirmoi afrimin e mesfushorit nga Juventusi gjatë një konference për media nga grumbullimi i ekipit në Kinë të enjten.

“Mund t’ju konfirmoj se kemi arritur marrëveshje si me Juventusin edhe me lojtarin. Mbetet vetëm që futbollisti të kryejë kontrollet mjekësore e të hedhë firmën në kontratë”, deklaroi drejtuesi i kampionëve të Gjermanisë.

28-vjeçari pritet të vihet nën urdhrat e Pep Guardiolës gjatë javës së ardhshme.

Mesfushori i kombëtares kiliane rikthehet në Bundesligë pas katër sezonesh dhe shtatë titujsh të fituar me Juven (katër Seria A, një Kupë të Italisë dhe dy Superkupa).


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama