e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Zyrtare, Gerd Haxhiu merr drejtimin e Luftëtarit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Zyrtare, Gerd Haxhiu merr drejtimin e Luftëtarit

gerd HaxhiuGerd Haxhiu do të jetë trajneri i ri i Luftëtarit për pjesën e mbetur të sezonit. Pas largimit të Hysit, drejtimin e skuadrës e mori përkohësisht Vasil Papa i cili e udhëhoqi edhe në takimin e djeshëm ndaj Apolonisë ku barazuan 0-0.

Megjithatë, drejtuesit kanë menduar t'ja besojnë stolin, një emri të njohur si Gerd Haxhiu. Vlonjati ka qenë për një periudhë të gjatë jashtë trainimit, por tashmë do të rikthehet si trajner i gjirokastritëve.

Lajmi konfirmohet për 'Panorama Sport" nga burime zyrtare pranë klubit. Gaxhiu do të nisë menjëherë punën ku ka si objektiv ngjitjen e Luftëtarit në elitën e futbollit shqiptar.