Zvicra dhe Rumania probleme në Grupin A, ja si vlerësohet Shqipëria
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mediat franceze kanë publikuar një analizë me skuadrat rivale në Grupin A ku bën pjesë Franca, Rumania, Shqipëria dhe Zvicra, duke vlerësuar kombëtaren e De Biazit si skuadrën më në formë që pritet t'i shkaktojë probleme bluve në europian.
"Ouest France" shkruan se rreth 100 ditë para fillimit të "Euro 2016", Zvicra është e shqetësuar për drejtuesit e tyre, ndërsa te Rumania ka konfuzion për mungesën e unitetit ndaj seleksionimeve.
Ndryshe paraqitet Shqipëria, e cila përshkruhet si ekipi që "mezi po pret orën që të niset".
Gazeta franceze bën një përshkrim të pozicionit të 36 që Shqipëria zë në renditjen e FIFA-s dhe të deklaratave të fundit të bëra nga drejtues të FSHF-së dhe lojtarë të Kombëtares.
Në komentin e dedikuar për kuqezinjtë, përmenden dy ndeshjet miqësore të konfirmuara në mars dhe mbërritja në Francë 5 ditë para fillimit të turneut.

