e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Zidane ishte zgjedhja e dyte... Ja pse refuzoi rikthimin Mourinho

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Zidane ishte zgjedhja e dyte... Ja pse refuzoi rikthimin Mourinho

Zinedine Zidane nuk ishte zgjedhja e parë e Real Madridit. Këta të fundit u munduan ta rikthejnë Jose Mourinhon në Stemford Bridge. Sipas mediave spanjolle, Zinedine Zidane nuk ishte zgjedhja e parë e presidentit të Real Madridit, Florentino Perez.

Ky i fundit dëshironte Jose Mourinhon, i cili është trajner i lirë pas shkrimit nga Chelsea, përcjell gazeta Express. Por, strategu portugez ka refuzuar ofertën e Real Madridit për tri arsye:

Mourinho nuk ka dashur të  rikthehet në Real pasi nuk ka raporte të mira me lojtarët kryesor të ekipit, përfshirë Cristiano Ronaldon dhe Sergio Ramosin. Së dyti, ish trajneri i Chelseas nuk ka dashur ta nis punën te Reali në gjysmë të sezonit, dhe së treti ‘Special One’ ende shpreson se mund ta marrë drejtimin e Manchester Unitedit.