Zhduken biletat per kombetaren ankohen tifozet

'Zhduken' biletat per kombetaren, ankohen tifozet

Ashtu siç ndodhi në ndeshjen me Danimarkën, po ndodh tani në prag të ndeshjes me Armeninë. Tifozët kuqezinj ankohen se nuk gjejnë bileta të kombëtares në Elbasan Arena.

Për momentin biletaria e “Elbasan Arenës” qëndron e mbyllur duke zhgënjyer të gjithë të interesuarit. Një pjesë e tyre të cilët i ishin drejtuar stadiumit për të përfituar lejekalimin për ndeshjes e së dielës, janë larguar pa marrë jo vetëm biletë por as përgjigje

“Kemi ardhur tre ditë rresht dhe bileta nuk ka, na thonë që t’i blejmë online, jam i sigurt që shiten në treg të zi, me sa duket edhe këtë herë do e shoh në shtëpi”.

“Nuk ka bileta, thonë merrini online, por as online nuk ka. Nuk kemi marrë asnjë përgjigje sepse këtu nuk ka asnjeri,” thotë një tifoz.

Ndërkohë që asistentja administrative e stadiumit, Matilda Koçi, e pyetur nga Ora News, deklaroi vetëm se interesi ka qenë i madh, por pa dhënë një përgjigje se pse aktualisht në sportelin e këtij impianti nuk figuron asnjë biletë për qytetarët.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama