e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Zgjohet Muamba: Si mbaroi ndeshja?

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Zgjohet Muamba: Si mbaroi ndeshja?
Gazeta britanike “The Sun” ka publikuar momentet e para pas zgjimit të Fabris Muamba në shtratin e spitalit të Londrës ku është në vëzhgim intensiv për shkak të kolapsit që e la pa frymë për 7 minuta gjatë ndeshjes Totenhem-Bolton. Sipas shokëve të tij që kanë qenë të pranishëm në atë moment, ai nuk ia kishte idenë ku ndodhej. Babai i tij Marcel e pyeti nëse e dinte se kush ishte. Miku i familjes, Aime Esalo, tregon se çfarë ndodhi në vazhdim.

“Fabris tha ‘Po’ dhe gjëja tjetër që pyeti menjëherë ishte ‘A u mundëm?’”.

“Atij iu tregua se ndeshja ishte ndërprerë ndërsa dy skuadrat ishin në barazim 1-1. Fabris pyeti i çuditur së pse ishte ndaluar dhe babai i tij i tha ‘Për ty’”.

Përmirësimi i jashtëzakonshëm i ditës së djeshme ka ringjallur optimizmin për të ardhmen e 23 vjeçarit dhe sipas trajnerit të skuadrës së Bolton, Ouen Kojl, diskutohet edhe hipoteza e riaftësimit të plotë të tij, sepse duket që nuk ka pësuar as dëmtime neurologjike. Ky optimizëm ka bërë që tashmë Bolton të mendojë seriozisht të vazhdojë ndeshjen e lënë përgjysmë ndaj Totenhem pas duket se makthi i kolapsit të Muamba ka kaluar. Doktorët thonë se ai ka qenë “shumë me fat” që ka shpëtuar pasi përqindja e mbijetesës në viktimat e arrestit kardiak është më e vogël se 1 në 5 dhe pjesa më e madhe e tyre pësojnë dëmtime cerebrale.