e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Zgjodhi Zvicren se nuk i kuptonin shqipen, tashme troket tek Kosova

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Zgjodhi Zvicren se nuk i kuptonin shqipen, tashme troket tek Kosova

Mërgim Brahimi pritet të jetë përforcimi I radhës I përfaqësueses së Kosovës për miqësoret e ardhshme, njofton Tribuna. Futbollisti 22-vjecar, I cili aktivizohet me Aarau në kampionatin zviceran, e ka shprehur hapur dëshirën e tij për t’iu bashkuar skuadrës që drejtohet nga Albert Bunjaki, I cili është gati të mirëpresë cdo individ cilësor që mund të jetë vlerë e shtuar për ekipin e tij.

Në fakt, nëse I referohemi të shkuarës së lojtarit, mund të themi se ky është një hap pas në karrierë. Brahimi ka qenë pjesë e rëndësishme e Shpresave të Shqipërisë, por krejt papritur ai vendosi t’i bashkohej Zvicrës, me argumentin aspak bindës se e ka të vështirë të komunikojë me pjesën tjetër të ekipit.

Por edhe në përfaqësuesen helvete, 22-vjecari nuk gjeti hapësirë, duke u aktivizuar vetëm në një takim me U-21. Konkurrenca e fortë në mesfushën e helvetëve e bën të pamundur grumbullimin e tij nga Vladimit Petkovic.

E duke mos patur mundësi të tjera zgjedhjeje, Brahimi ka vedosur të “trokasë” në dyert e Kosovës, që sigurisht në realitetin e sotëm, ka nevojë për lojtarë cilësorë që luajnë jashtë. Një detaj mjaft interesant është fakti se Brahimi ka luajtur me vetëm dy skuadra në karrierën e tij, Grasshipers dhe Aarau, ndërsa është në kërkim të përfaqësueses së tretë.