e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Zgjedhjet, Rama: Fjala e fundit s'është thënë ende

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Zgjedhjet, Rama: Fjala e fundit s'është thënë ende
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, në daljen e parë për mediat pas vendimit të mbrëmshëm të Kolegjit Zgjedhor, deklaroi se fjala e fundit për zgjedhjet e 8 majit nuk është thënë ende dhe beteja për të arritur drejtësi, sic tha ai, do të vazhdojë.

"Ne do t'i drejtohemi Kolegjit Zgjedhor në bazë të ligjit. Në ditët në vazhdim do të komunikojmë cdo hap të shqetësimit për t'i dalë zot kësaj situate", tha Rama.

Ndërkohë Rama iu drejtua me një mesazh ndërkombëtarëve, duke thënë se vendimi i mbrëmjes së kaluar marre nga Kolegji është këmbana më e fortë e alarmit, për humnerën ku rrezikon të rrëshqasë vendi.

"Duhet një ekspertizë ndërkombëtare, e ofruar prej tyre, pasi është e vetmja mundësi për të hedhur dritë në një rrugë ligjore, në një rrugë që mbetet plotësisht e errët", tha Rama.

Vendimin e Kolegjit, Rama e konsideroi padrejtësinë e radhës në dëm të popullit. "Kolegji i mbylli derën drejtësisë", tha ndër të tjera Rama.