Fadroma nis punimet ne Kopshtin Botanik
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Fadroma e firmës private të kontraktuar nga drejtoria e rrugëve ka nisur punën prej dy ditësh në Kopshtin Botanik. Sipas projektit të ndërtimit të unazës së madhe, një pjesë e kopshtit botanik do të prishet, pasi është e pamundur të zhvillohen ndryshe punimet. Ndërkohë që këto punime kanë nisur ditën e enjte dhe do të vazhdojnë më tej, ambientalistët e shqetësuar, të angazhuar dhe duke kërkuar që kjo çështje të mos ketë nota politike, ditën e hënë në orën 11 do të organizojnë protestë pikërisht në zonën e prekur nga punimet për të tentuar bllokimin apo rishikimin e vendimit të Këshillit të Ministrave, i cili ka hyrë në fuqi që në muajin prill.
Por ekologjistët kanë marrë informacione të tilla që lidhen me një proces jo korrekt. Sipas tyre, punimet nga ana e firmës së kontraktuar janë të ligjshme, pasi është miratuar me VKM, por nga ana tjetër mungon një leje mjedisore për projektin dhe punimet në Kopshtin Botanik.
Vendimi i Këshillit të Ministrave sipas ambientalistëve është i paligjshëm, pasi është shkelur Konventa e Arhusit dhe për çdo vendim që merret me impakt mjedisor, sipas ambinetalistëve nuk mund të merret pa u konsultuar me mjedisin. EDEN, organizatë ambinetaliste ka kërkuar nga donatorët në vendin tonë, nga Drejtoria e Rrugëve, Ministria e Transporteve, Kryeministria të mbajë parasysh se Kopshti Botanik është unik në llojin e tij, pasuria e faunës dhe të gjitha llojet e specieve, të cilat kanë kosto tepër të lartë për t’u mbjellë nga e para ashtu siç është deklaruar si një formë zgjidhje nga autoritetet shtetërore. Nga ana tjetër, një pjesë e Kopshtit Botanik shërben për kërkim shkencor, për mbjelljen e bimëve specifike, të cilat merren dhe përdoren në zona të pashkelura. Është pasuri floristike, botanike, sipas ekspertëve dhe një nga “laboratorët”, auditorë për të gjithë ata studentë, të cilët aktualisht ndjekin studimet e larta në Fakultetin e Shkencave të Natyrës.
Ambientalistët sqarojnë se për projektin e Unazës së Madhe nuk ka pasur asnjë konsultim dhe projekti nuk është publikuar dhe diskutuar me publikun. Për këtë ata kanë shprehur indinjatën e tyre duke e konsideruar si veprim që mbajti të fshehtë informacionin. Kopshti Botanik i Tiranës është themeluar në vitin 1971. Ai zë një sipërfaqe prej rreth 15 ha. Në të rriten rreth 1.400 lloje dhe nënlloje bimore, kryesisht të vendit tonë. Kopshti Botanik konsiderohet si njësi shërbimi universitar, në varësi të drejtpërdrejtë nga Dekanati i Fakultetit të Shkencave Natyrore.