e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Zedhenesja e FSHF-se nuk terhiqet: De Biazin e beme ne te famshem

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Zedhenesja e FSHF-se nuk terhiqet: De Biazin e beme ne te famshem

Menjëherë pas deklaratës së presidentit Duka rreth orës 11:50 në ambientet e federatës, ka pasur një reagim nga vetë zëdhënësja e FSHF-së, në faqen e saj në rrjetin social “Facebook”.

“Shoh që më kanë nxjerrë në media, ndaj dua të bëj një sqarim. Xhani De Biazi është trajneri i Kombëtares sonë, strategu i fitoreve dhe unë kam fatin të punoj me të sepse ka ndikuar për ëndrrën tonë drejt Europianit dhe unë dua t’i them ‘Grazie Mister-faleminderit zotëri’!

Por, është njësoj e vërtetë dhe e ritheksoj që, në vendin tonë, famën ose emrin ja ka dhënë Kombëtarja pikërisht si trajner i saj, sepse jo gjithnjë duhet vetëm skema, por sepse kemi lojtarë të zotë që luajnë si gladiatorë në realizimin e kësaj skeme! Mos më keqpërdoroni mënyrën si jam shprehur dhe atë ç’kam dashur të nënkuptoj! Forca KuqEzi!”, është postimi i zëdhënëses për shtyp në Federatën Shqiptare të Futbollit.