Zbardhen kerkesat e PS per hetimin e zgjedhjeve
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Zbardhen propozimet e plota të Partisë Socialiste për hetimin e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit, të cilat u refuzuan të pranoheshin nga Partia Demokratike. Televizioni “Top Channel” ka zbuluar edhe marrëveshjen kuadër, të dorëzuar në fundin e muajit korrik, e cila iu ofrua PD-së nga ana e selisë rozë për të sjellë kompromisin e munguar për mënyrën e hetimit të zgjedhjeve të shkuara. Nga ana tjetër, përgjigjja refuzuese iu kthye socialistëve me anë të një letre të kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi, dërguar socialistëve. Po kështu, plotësimi i të gjitha kërkesave për hetim, duke përjashtuar vetëm atë të fletëve të votimit, iu bë e qartë PS-së nga ana e Kryeministrit Sali Berisha në seancën e parë të sesionit parlamentar, të mbajtur pak ditë më parë.
Ashtu siç edhe pritej, socialistët fokusohen kryesisht në kërkesat e tyre në mënyrën sesi komisioni hetimor që pritet të ngrohet do të trajtojë çështjen e fletëve të votimit. Në këtë kuadër, PS u ofron demokratëve disa alternativa, të cilat lidhen të gjitha me detyrën që sipas socialistëve ka komisioni të gjejë mundësitë që kërkesa për hapjen e kutive të votimit të depozitohet në Komisionin e Venecias. Forma e parë që propozohet nga ana e PS-së është ajo që komisioni hetimor në mënyrë të drejtpërdrejtë brenda 10 ditëve t’i kërkojë Venecias opinion në lidhje me kushtetutshmërinë e aksesit të informacionit në kutitë e votimit në funksion të hetimit. Nga ana tjetër propozohet që kjo kërkesë mes kryetarit të komisionit hetimor, t’i kalojë për t’ia drejtuar Venecias, Kryetares së Kuvendit, Presidentit të Republikës ose Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Europës. Po kështu, një tjetër opsion që jepet nga socialistët lidhet me Gjykatën Kushtetuese, të cilës i jepet afat 10 ditë që t’ia përcjellë Venecias kërkesën dhe më pas nëse kjo gjykatë refuzon të jetë Parlamenti ai që i çon kërkesën këtij komisioni.
Por përveç çështjes së kutive të votimit, socialistët kërkojnë që në këtë komision të hetohen edhe çështje të akuzave dhe dyshimeve publike të bazuara për zbatimin e legjislacionit e procesit zgjedhor. “Kërkohet hetim për pretendimet për parregullsi për shkeljen e ligjit gjatë procesit të numërimit të votave, si dhe vendimmarrjen e KZAZ-ve dhe KQZ-së në këtë proces”, është një tjetër kërkesë e PS-së. Po kështu, hetim kërkohet edhe për akuzat e përdorimit të administratës të çdo niveli për fushatë zgjedhore dhe ndëshkimet e mundshme të punonjësve për çështje po të fushatës. Një tjetër çështje për të cilën PS kërkon hetim është edhe ajo e lirimit para kohës të caktuar të burgosurve, akuzë të cilën përfaqësuesit e saj e kanë artikuluar shumë herë.