e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Zaneti: Pas fitores me Juven mendoja se do te fitonim titullin

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Zaneti: Pas fitores me Juven mendoja se do te fitonim titullin
Ashtu sit ë gjithë interistët, edhe kapiteni Havier Zaneti, pas fitores së papritur fazën e parë në shtëpinë e Juventusit, mendonte se zikaltërit do të luftonin për të fituar titullin kampion. Interi arriti të fitonte në shtëpinë e Juventusit 3-1, gjë që se kish bërë askush për më shumë se një vit, por më pas pësoi një rënie të vazhdueshme dhe tani ndodhet 18 pikë larg bardhezinjve dhe rrezikon që të mos marrë pjesë as në Ligën e Kampioneve.

“Ne të gjithë menduam se mund të fitonim titullin kampion pas asaj fitoreje. Megjithatë, duhet theksuar se nuk kemi pasur kurrë ekipin e plotë në dispozicion dhe kjo ndoshta është arsyeja kryesore pse ky sezon shkoi në këtë mënyrë. Tani objektivi ynë i vetëm është të kualifikohemi në Ligën e Kampioneve”, tha Zaneti.

Ai pohoi se mezi e pret sfidën e sotme në atë që cilësohet si “Derbi i Italisë”.

“Për ne është një ndeshje e madhe që ka shumë histori brenda. Që nga momenti kur kam ardhur këtu te Interi, unë e kuptova çfarë do të thotë kjo ndeshje, për shkak të të gjitha gjërave që kanë ndodhur në fushën e lojës dhe jashtë saj. Kjo është një nga ato ndeshje që çdo lojtar ka qejf të luajë”, tha Zaneti./b.l