Yjet e futbollit francez, Ribery dhe Benzema ne gjyq per akuza seksuale
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Yjet e futbollit francez Franck Ribery dhe Karim Benzema do të dalin para gjykatës mbi akuzat se kanë kërkuar një prostitutë minorenë. Dyshja, që do të luajë për Francën kundër Uruguait të mërkurën, është vënë nën hetim dy vjet më parë. Ata të dy mohojnë pretendimet dhe vajza e përfshirë Zahira Dehar tha se as lojtarët se dinin se ajo ishte 16 vjeç në atë kohë.
Gjykata ka vendosur se Ribery dhe Benzema duhet të dëshmojnë pot pa vendosur një datë se kur. Vendimi i gjyqtarit, Andre Dandit kundërshton rekomandimin e prokurorëve të Parisit të cilët thanë në Nëntor të 2011-ës se çështja duhet të mbyllet sepse lojtarët nuk e kishin kuptuar se vajza ishte e mitur.
Sakaq gjashtët persona të tjerë janë thirrur nga gjykata dhe disa po përballen me akuza të rënduara për marrëdhënieve seksuale me prostituta të mitura. Sipas ligjit francez të paguash për marrëdhënie seksuale për dikë nën 18 vjeç mund të të çojë deri në 3 vjet pas hekurave dhe të marrësh një gjobë prej 45 mijë eurosh. Megjithatë i akuzuari duhet të jetë i vetëdijshëm për moshën e të miturit.
Çështja ‘Zaharia’ u shfaq dy vjet më parë teksa policia franceze ka hetuar pretendimet se një klub nate në Paris i kishte dhënë qasje prostitutave nën moshë. Por akuzat datojnë më herët, në vitin 2008 dhe në 2009-ën.
Avokati i sulmuesit të Realit të Madridit Karim Benzena, Sylvain Cormier tha se klienti i tij ishte i pafajshëm dhe se ai do të shpjegohet përpara gjykatës. Trajneri francez Didier Dechamps tha se çështja që ishte në duart e gjykatës nuk ndikon në rolin e tyre në fushën e futbollit ose në ekipin kombëtar.