Xherdan Shaqiri: Nuk e harroj Kosoven
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ylli i Baselit, kosovari Xherdan Shaqiri, i cili pak ditë më parë firmosi kontratën katër vjeçare më gjigantin gjerman, Bayern Munich, ka thënë se vazhdimisht merr këshilla nga babai i tij që të mos e harrojë vendlindjen. Sipas Shaqirit, babai i tij vazhdimisht i thotë që të mos e harrojë Kosovën. “Babai im gjithnjë më thotë që të mos e harroj Kosovën”, ka thënë Shaqiri. Ai më parë ka deklaruar se në kohën kur Kosova do të pranohet në UEFA e FIFA, ai është i gatshëm të mbrojë ngjyrat e saj.