Xherdan Shaqiri Kur shisja ne dyqan embelsirash

Xherdan Shaqiri: Kur shisja ne dyqan embelsirash

Shqiptari i kombetares se Zvicres, Xherdan Shaqiri ne nje interviste per CNN tregon hapat e para te karrieres se tij ne futboll. 'Kur luaja per te rinjte e Bazelit, gjithashtu punoja edhe ne nje embeltore', shprehet 23-vjecari.

Shaqiri ka lindur në Gjilan në vitin 1991. Familja e tij u zhvendos në Zvicër një vit pas lindjes së tij.

“Gjithmonë kam ëndërruar të luaj futboll, por kur isha i vogël babi dhe nëna më thoshin që së pari duhet të mësoja diçka. Isha në fillesat e mia kur edhe nisa të punoja”, tregon lojtari i Interit.

“Jam shumë krenar për punën që kam bërë si shitës për dy vite sepse e di se si është të punosh, kështu që di çfarë është jeta reale dhe jetën që bëj tani.”

Shaqiri shprehet mirënjohës për vendin ku është rritur, Zvicrën.

“Kam lindur në Kosovë, prindërit e mi janë nga Kosova, por jam rritur në Zvicër.”

“Jetoj me mentalitetin e Zvicrës, por edhe me atë të Kosovës pasi kur shkoj në shtëpi flas shqip. Jetoj me të dy mentalitetet dhe nuk ka ndonjë diferencë të madhe”, shprehet futbollisti.

“Koha është diferencë e madhe. Zviceranët janë gjithmonë korrektë, por shqiptarët nuk janë kështu”, thotë me shaka Shaqiri.

Shqiptari bashkë me dy lojtarë të tjerë shqiptarë të kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka dhe Valon Behrami firmosën peticionin për njohjen e Kosovës nga FIFA.

Ai thotë se nëse do të kishte mundësi të luante për kombëtaren e Kosovës, do ta kishte bërë një gjë të tillë.

“E dua Kosovën, por për momentin nuk mund të luajë për kombëtaren e saj, kështu që është vetëm Zvicra për mua”, thotë lojtari që ka aftësinë t’i përdorë të dy këmbët në fushën e blertë.

“Ndihem i lumtur që kam mundësi t’i kthejë Zvicrës atë që më ka dhënë mua dhe familjes sime, në të ardhmen nuk e di çfarë mund të ndodhë.”

Ky vit do të jetë viti i parë që prej vitit 2009 që Shaqiri e mbyll sezonin pa një titull. Pasi Interi është eliminuar nga Liga e Evropës dhe nuk është në garë për fitimin e Seria A.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama