e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Xherdan Shaqiri: Jam si francezi Frenk Riberi

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Xherdan Shaqiri: Jam si francezi Frenk Riberi
Sulmuesi kosovar i Bazelit, Xherdan Shaqiri, zyrtarisht nuk do të mbërrijë në “Allianz Arena” deri në fund të sezonit, por 20-vjeçari i Kombëtares së Zvicrës thotë se mezi po e mirëpret këtë gjë. “Jam tipi i Riberisë. Jam i fortë dhe më pëlqejnë surprizat, një vrapim i vetëm, një gol, një pasim që askush nuk e pret”, u shpreh Shaqiri për “Sport Bild”. Kosovari e ka krahasuar veten me lojtarin e Bajernit të Mynihut, francezin Riberi, dhe premtoi se do të angazhohet fuqimisht në Bundesligën gjermane në momentin kur të bashkohet me Bajernin e Mynihut. Ju, vazhdoi më tej ai, mund të na krahasoni shumë mirë të dyve, pavarësisht se Riberi është një kualitet i madh.

Shaqiri thotë gjithashtu se loja e tij nuk do të jetë e mërzitshme te Bajerni, por edhe pse nuk po shkon aty për të qëndruar në stol. Ai e ka nisur karrierën në vitin 1999 me të rinjtë e SV August, për të kaluar më pas te Bazeli. Në vitin 2009 ai kaloi me ekipin e parë të Bazelit, ku ka shënuar 13 gola në 79 takime. Nga viti 2012 do të jetë pjesë e Bajernit. Ka qenë pjesë edhe e Kombëtares së Zvicrës U-17 dhe U-18. Me U-21 ka realizuar vetëm një gol në shtatë ndeshje.