e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Xhaka: S'desha t'i shenoj Shqiperise, ndihem 100% shqiptar (Video)

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Xhaka: S'desha t'i shenoj Shqiperise, ndihem 100% shqiptar (Video)
Mesfushori premtues i kombëtares zvicerane, Granit Xhaka, është vënë me shpatulla pas muri për rastin e humbur në minutat e fundit të ndeshjes me Shqipërinë. 19-vjeçari i cili u transferua këtë verë nga Baseli tek Borussia Monchengladbach duket se ka ende emocione të forta për Shqipërinë.

Vetë Xhaka ka pranuar se më momenti që pati rastin më të mirë për të shënuar nuk ka dashur të shënonte. “Kisha një moment kur nuk desha të shënoj. Ndoshta për ju jam tradhëtar por në vetvete ndihem plotësisht shqiptar”, shkruan Xhaka në Facebook”. Ende nuk është e qartë nëse federata zvicerane e futbollit do të marrë ndonjë penalizim ndaj lojtarit.