e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Wollfarth: Te kete rezultat solid

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Wollfarth: Te kete rezultat solid
Ambasadori i OSBE-së, Eugen Wollfarth tha të premten në mëngjes se admiron punën e komisionerëve dhe numëruesve të votave sepse dje, “ishte një atmosferë e nxehtë”. Ambasadori theksoi rëndësinë e “numërimit të secilës votë me precizion të lartë”. “Shpresoj që do jetë më precizion të lartë, secila votë ka rëndësi. Është një hap përpara ajo që shoh. Nuk e dimë rezultatin akoma sepse është kaq i ngushtë”, tha ambasadori në një intervistë për Ora News.

Wollfarth theksoi gjithashtu sesa më shumë demokraci të tregojë Shqipëria, aq më të lehtë do të jenë hapat e tjerë për vendin. “Zgjedhjet janë natyrisht pjesa kyce e demokracisë sepse jep një pamje të vullnetit të njerëzve”, theksoi ai. Ambasadori nënvizoi se ajo që është me rëndësi është që të ketë një rezultat solid bazuar në atë që donin votuesit. “Rezultatet solide varen nga procesi i numërimit që është në vazhdim e sipër”, tha ai.

Wollfarth ne njesine 5

Në njësinë bashkiake numër 5 pritet të vijojë numërimi i 16 kutive të fundit, rezultati i të cilave do të përcaktojë dhe fituesin për Kryetar Bashkie të Tiranës. Procesi i numërimit në këtë njësi ka ecur ngadalë dhe më bllokime të herëpashershme nga ana e komisionerëve sa u desh ndërhyrja e ambasadorëve të huaj që procesi të rinisë. Aktualisht në këtë njësi, kandidati i PS, Edi Rama ka 14 670 vota kurse kandidati i PD, Lulzim Basha ka 10 837 vota. Sot paradite pritej që numërimi i votave të kësaj njësise të niste rreth orës 08:30 minuta por, ndërsa ora shënoi 09:00 asnjë komisioner nuk është paraqitur ende në tryezat e numërimit. Ndërkohë në këtë qendër të numërimit të votave kanë mbërritur përfaqësues nga PS si Pandeli Majko dhe Eglantina Gjermeni. Pak para orës 09:00 në qëndrën e nuëmrimti të votave të njësisë bashkiake numër 5 mbërriti dhe ambasadori i OSBE në Tiranë, Eugen Wollfarth, raportoi BW.