Fati i bashkise se Tiranes ne 16 kuti
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
16 kuti do të vendosin fituesin e bashkisë së Tiranës. Të 16-ta janë në njësinë numër 5, e cila u bë burim debatesh dhe tensionesh gjatë gjithë ditës dhe mbrëmjes së djeshme.
Kandidati i mazhorancës Lulzim Basha udhëheq me disa qindra vota, ndërkohë që socialistët presin që kutitë e njësisë 5, bastion i së majtës, ti japin Ramës fitoren. Ambasadorët e akredituar në Tiranë, ambasadori amerikan dhe ambasadori i BE-së, ndoqën mbrëmë numërimin në këtë njësi.
Rezultati i ngushtë dhe numri i madh I fletë-votimeve të pavlefshme pritet ta drejtojë fatin e bashkië së Tiranës drejt KQZ-së dhe ndoshta Kolegjit Zgjedhor, raportoi të premten e përditshmja Mapo. 6300 vota të pavlefshme në Tiranë janë vetëm për votimin për kryetarin e bashkisë.