e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

'Wikileaks', efekti mbi politiken shqiptare

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
'Wikileaks', efekti mbi politiken shqiptare
“Wikileaks” dhe publikimi i mesazheve të Ambasadës Amerikane në Tiranë, përveç kuriozitetit të natyrshëm për idenë që diplomacia ka për politikën e zyrtarët e lartë shqiptarë, pritet të ketë ndikim edhe në sjelljen e klasës politike. Analistë dhe drejtues të medias gjykojnë se këto publikime, edhe pse nuk kanë sjellë risi, kanë zbuluar më hapur se kurrë se çfarë mendojnë amerikanët për ata që na udhëheqin apo synojnë ta bëjnë këtë. Kryeredaktori i gazetës “Shqip”, Aleksandër Çipa, thotë se këto mesazhe do të kenë impakt edhe mbi aktorët kryesorë në vend, të cilët vuajnë nga komplekse ndaj diplomatëve të huaj. Për Eduard Zaloshnjën, në Shqipëri do të përsëritet i njëjti fenomen që pushtoi gjithë diplomacinë botërore pas publikimeve që “Wikileaks” realizoi, duke i bërë politikanët më të rezervuar. Mesazhet e ambasadës amerikane të publikuara në “Wikileaks” përfshijnë komente dhe vëzhgime mbi fenomene të ndryshme, por edhe mbi drejtuesit kryesorë të Shqipërisë. Vetë personazhet e përmendura në këto publikime nuk kanë pasur asnjë reagim mbi përmbajtjen e dokumenteve në fjalë.