e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Maqedoni, librat shkollore: Iliret ishin kusare

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Maqedoni, librat shkollore: Iliret ishin kusare
Sipas medieve maqedonase Komisioni Nacional për librat shkollor ka bllokuar nxjerrjen në botim të librit të klasës së gjashtë për shkak të përmbajtjes mohuese dhe fyese për origjinën e shqiptarëve. Në këto libra është bërë një shpifje historike në kapitujt ku flitet për Ilirët, të cilët janë quajtur kusarë dhe është mohuar fakti që janë paraardhës të shqiptarëve.

Anëtarët shqiptarë të Komisionit Nacional kanë reaguar dhe janë bllokuar punimet për hartimin e librit që duhej të jetë i gatshëm për nxënësit e klasës së gjashtë në shkollat fillore që nga fillimi i këtij viti shkollor.

Anëtarët maqedonas nuk kanë pranuar që ilirët të njihen si paraardhës të shqiptarëve, dhe kanë kërkuar që ata të njihen si popull kusar. Lidhur me problemin e krijuar janë informuar edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pançe Kralev dhe zëvendësministri Safet Neziri, mirëpo ata kanë paralajmëruar se do të gjejnë një zgjidhje të pranueshme, duke u bazuar në fakte historike.