Wikileaks: Tadic privatisht e njeh Kosoven
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Wikileaks, ka nxjerrë një tjetër dokument interesant i cili mban datën 1 shtator, 2006, ku ambasadori amerikan në atë kohë, Michael Polt, u tregon eprorëve të tij dallimet mes presidentit serb, Boris Tadiç dhe kryeministrit të asaj kohe, Voislav Koshtunica, duke shtuar se Tadiç, privatisht e njeh pavarësinë e Kosovës. Ndërsa si çështje kyçe dallimet midis qëndrimeve të Tadiçit dhe dhe Koshtunicës, Polt përmend Kosovën, krimet e luftës, marrëdhëniet ndaj Malit të Zi, NATO-n dhe SHBA-të.
Në këtë mënyrë, Ambasadori amerikan thekson se ndryshe nga kryeministri Koshtunica, i cili refuzon të njohë si publikisht ashtu edhe privatisht pavarësinë e Kosovës, Tadiç privatisht e njeh rëndësinë e përgatitjes së momentit të shkëputjes së Kosovës dhe është përpjekur të fitojë sa më shumë që është e mundur për Serbinë dhe për serbët e Kosovës. Sipas ambasadorit Tadiç, e pranon njohjen e Kosovës, për të ndihmuar vendin e tij që të shkojë drejt integrimeve euro-atlantike.