Videot e dhunës në bashki: Tani ti plehrë do paguash!
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Dy inspektore të Tatimeve të Bashkisë, kreu i policisë bashkiake dhe pesë persona të tjerë janë përfshirë dje në një sherr brenda zyrave të Bashkisë së Tiranës ku nuk ka munguar as përdorimi i dhunës. Inspektoret e Bashkisë kanë treguar shenjat që kanë pësuar nga dhuna që ka ushtruar mbi to kreu i Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha. Hoxha i ka kërkuar inspektoreve të taksave që të largohen nga zyra pasi janë të pushuara nga puna. Edhe pse drejtori i taksave në bashki i ka thënë se ato janë ende në punë dhe duhet të rrinë në zyrë, Hoxha ka tentuar që ti nxjerrë jashtë me forcë. Në këtë moment mes tij dhe dy punonjëseve ka ndodhur përplasja fizike. Dy inspektoret e taksave kanë përfunduar me shenja të shumta ndërkohë që e gjithë ngjarja është filmuar nga celularët e kolegëve të tyre. Sherri i ndodhur në orën 09.00 të mëngjesit ka tronditur të gjithë punonjësit e bashkisë. Dera e zyrës së taksave është mbyllur edhe për qytetarët dhe askush nuk është lejuar të hyjë brenda. Vetë drejtoria ka urdhëruar pezullimin e veprimeve. Videot e mësipërme tregojnë sherrin në zyrat e Bashkisë së Tiranës.
“Tani ti plehrë do paguash atë që ti ke bërë te njësia 10. Zhduku nga zyra”
“Drejtori i Policisë Bashkiake hyri në zyrën tonë dhe mu drejtua mua me fjalët: Tani ti plehrë do paguash atë që ti ke bërë te njësia 10. Qërohu nga tavolina”. Kështu e nis rrëfimin e saj Anila Çobani, inspektorja e taksave në bashkinë e Tiranës, e cila dje është dhunuar nga Florenc Hoxha. Në këtë intervistë për “Shekullin”, Çobani tregon se shefi i saj i kërkoi të rrinte në punë, por drejtori i policisë tentoi që ta nxirrte me forcë nga zyra duke i shkaktuar edhe shenja në trup.
Zonja Çobani, çfarë ndodhi sot në zyrën tuaj në Bashkinë e Tiranës?
Në ora 09:00 isha në zyrën time në zyrën e Kontrollit dhe Analizës së Riskut në katin e dytë të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë e Tiranës. Kisha në dorë shtatë-akt kontrolle meqenëse më ishte lajmëruar largimi im nga puna në ditët në vazhdim, shtatë akt kontrolle në procese pune për t’i çuar tek tatim paguesit që të firmosin për kontrollet që bëja unë. Po punoja në tavolinë, zyra jonë është e tejdukshme nga të gjitha anët me xhama dhe shoh që në korridor shfaqet shefi i policisë bashkiake, Florenc Hoxha. Ai hyri te zyra jonë. Fatmirësisht nuk isha vetëm, isha me dy kolege të mia dhe një koleg. U drejtua nga mua dhe më thotë: Tani ti plehrë do paguash atë që ti ke bërë te njësia 10. Qërohu nga tavolina. Unë i thashë: jam duke bërë detyrën time institucionale dhe mos guxo të më prekësh me dorë se nuk lëviz nga tavolina. Është drejtuar për nga unë dhe më ka tërhequr zvarrë me karrige dhe ka bërë një rrëmujë që ne e kemi filmuar. Në këtë kohë kur filloi të ushtronte dhunë, drejtohet një kolegia ime për ta ndaluar. Edhe atë e keqtrajtoi duke e tërhequr zvarrë.
Çfarë ndodhi më pas?
Ndërkohë kur u bë rrëmuja që po më tërhiqte zvarrë dhe unë i thashë nuk dal se po bëj detyrën time, vjen Drejtori i Përgjithshëm. Unë i them atij: Më thuaj a duhet të iki nga puna apo të vazhdoj? Drejtori e shtyn Florenc Hoxhën edhe më thotë ti do rrish në tavolinë, mbaro detyrën. Kaq ndodhi, ai vazhdoi me sharje në korridor. Ndërkohë bëmë padi edhe në prokurorin. U mbyll dera e jashtme ndërkohë që nuk është lejuar asnjë nga media që të hyjë. Në këto momente jemi thirrur që të marrim lajmërimet e largimit nga puna nga shefja e burimeve njerëzore. Kemi firmosur në protokoll, kemi takuar shokët dhe shoqet, morëm fletët.
Po njerëzit e tjerë a u përfshinë në sherr?
Jo drejtori na ndihmoi që ta largonte. Është akt individual i Florencit i shoqëruar nga dy civilë që se di a ishin nga komisariatet, por nuk ishin të bashkisë. Dua të theksoj se ndërtesa e policisë bashkiake është larg nesh dhe që të hysh në zyrën tonë monitorohesh nga kamerat dhe duhet të kesh dokumentin e identifikimit që të klikosh për të hyrë. Se si ka hyrë dhe për çfarë ka hyrë nuk dihet se drejtoria jonë nuk ka lidhje me policinë bashkiake, ka punë thjesht me taksat.
“Shkova në ndihmë të Anilës, më goditi dhe mua”
Etleva Duro është një nga dy inspektoret e taksave në Bashkinë e Tiranës, të cilat janë konfrontuar fizikisht me kreun e Policisë bashkiake, Floren Hoxha. Ajo rrëfen për “Shekullin” atë që ndodhi në zyrën e tyre dhe se si u dhunua nga kreu i policisë bashkiake i shoqëruar nga pesë persona të tjerë.
Zonja Duro, çfarë ndodhi sot mes jush dhe kreut të policisë bashkiake?
Drejtori i Policisë Bashkiake Florenci hyri në zyrën tonë edhe na tha: Nuk jeni më të dëshirueshme në ambientet e kësaj drejtorie. Ndërkohë ne nuk e kishim marrë ende pushimin nga puna, e morëm tani në orën 15.30. Edhe sot ishim në krye të detyrës. Ai erdhi i shoqëruar nga pesë persona të tjerë, dy civilë dhe tre policë bashkie. Ai ushtroi dhunë mbi ne, rrahu Anilën. Shkova unë për ta ndihmuar sepse ajo ishte e shtrirë në tokë. Prapë edhe mua më tërhoqi zvarrë. Më rrahën me shenja, çfarë të të them. Në gazetën tuaj kam dhënë edhe një intervistë në KQZ ku u kërcënova për largim nga puna nga komisioneri i djathtë. Gjithçka e qëllimshme nga Drejtori i Policisë sepse ishte shoqëruar vetë i pestë. Ata hynë në zyrën ku ishte Anila Çobani.
Ju ata dy personat e tjerë i njihnit që ishin punonjës bashkie?
Jo s’janë punonjës të bashkisë. Janë punonjës të Policisë së Shtetit. I ka pasur vartës ky zoti Florenc Hoxha dhe i ka marrë për t’i përdorur. Ata nuk u përzien, ushtroi dhunë vetëm Drejtori i Policisë Bashkiake. Kur po ikte unë i tregova shih çfarë shenje më ke lënë. “Ou ashtu, tha ai, ti më kërcënove mua do të bëj kallëzim penal”.
Godina e policisë bashkiake është larg zyrës suaj madje godinë më vete. Si ka mundësi që drejtori i Policisë Bashkiake duhet të gjendej te ju?
Ka vetëm një lidhje në kat të tretë ose nga jashtë . Gjithçka është e filmuar se nga ka hyrë. Ai ka ardhur te zyrat tona dhe jo ne të kemi shkuar tek zyrat e tij.
Kreu i policisë bashkiake: Dy gratë më dhunuan
Bashkia e Tiranës ka njoftuar dje se Drejtori i Policisë Bashkiake ka dorëzuar sot një kallëzim penal ndaj dy inspektoreve Anila Çobani dhe Etleva Duro. “Policia Bashkiake i kallëzon dy punonjëset për sulm verbal dhe fizik, për kundërshtim në krye të detyrës, si dhe për kërcënim. Çobani dhe Duro prej ditësh dhunojnë institucionin e Drejtorisë së Taksave dhe Tatimeve në Bashkinë e Tiranës, duke mos lejuar funksionimin normal të kësaj zyre. Çobani dhe Duro, prej ditësh, fyejnë dhe kërcënojnë brenda zyrave të Tatim-Taksave, duke e bërë punën të pamundur. Në këtë situatë, Drejtori i Përgjithshëm i Tatim-Taksave në Bashkinë e Tiranës, ka kërkuar ndihmën e Policisë Bashkiake për të larguar nga ambientet e punës dy punonjëset e lajmëruara për largim nga detyra. Ambientet e Tatim-Taksave të Bashkisë së Tiranës menaxhohen nga ana e sigurisë nga Policia Bashkiake. Policia Bashkiake duke kryer sot detyrën, u përball me një sulm të ashpër të Çobanit dhe Duros, të cilat ushtruan edhe dhunë”,- thuhet në reagimin e Bashkisë së Tiranës.