Vrasja e arketares tek 'Xhamlliku', policia, 10 mije euro per kapjen e autoreve
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Dy persona ende i paidentifikuar, gjatë tentativës për grabitjen e një banke në Tiranë ka qëlluar me armë zjarri rojen dhe arkëtaren e filialit të bankës së nivelit të dytë, në vendin e quajtur “Xhamlliku” pranë sheshi “Shtraus”. Arkëtarja Leonora Kaloçi, 42 vjeç është qëllua me dy plumba dhe ka ndërruar jetë në spitalin ushtarak. Ndërsa punonjësi i sigurisë Skënder Elmazi, 53 vjeç, i plagosur me një plumb, ndodhet në gjendje të rëndë.
Menjëherë pas ngjarjes janë shoqëruar në polici punonjës të bankës si dhe dëshmitarë të cilët mund të japin informacion për identifikimin dhe arrestimin e autorëve. Ndërkohë, policia ka njoftuar se është vendosur një shumë prej 10 mijë euro për personin që do të japë informacione të vlefshme, që çon në identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nëse dikush ka informacion lidhur me këtë ngjarje mund të të telefonoi ose dërgoi mesazh në numrat celular të drejtuesve të Policisë së kryeqytetit : 069 41 10 364; 069 41 00 751; 069 41 02 018. Aktualisht është ngritur grupi i posaçëm hetimor dhe të gjitha strukturat e Policisë së kryeqytetit janë duke punuar në bashkëpunim me Drejtorinë për Krimet e Rënda dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje të rëndë kriminale. /F.S/