e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Vrasja e Julian Çeles, pedofili shoqerohet ne shtepi per te rindertuar skenen e krimit. Rinisin kerkimet ne Sharre

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Vrasja e Julian Çeles, pedofili shoqerohet ne shtepi per te rindertuar skenen e krimit. Rinisin kerkimet ne Sharre
Vijojnë hetimet e policisë për zbardhjen e vrasjes së 11-vjeçarit Julian Çela. Mëngjesin e sotëm vrasësi i 11-vjeçarit, Ardian Prrenjasi është dërguar në banesën e tij në Laprakë për të sqaruar rrethanat e vrasjes monstruoze.

I shoqëruar nga forca të shumta policie, pedofili 45-vjeçar është cuar në banesën ku jetonte me qira ku në prani të hetuesve do të rindërtojë skemën e vrasjes së vogëlushit

Ndërkohë, policia ka nisur sërish kërkimet ditën e sotme për gjetjen e trupit të vogëlushit 11-vjeçar Julian Çela, i cili është vrarë nga pedofili Ardian Prrenjasi. 45 vjeçari tronditi mbrëmë gjithë opinionin publik pas rrëfimit shokues se përveç rrëmbimit të një 10 vjeçari në Laprakë, i cili fatmirësisht u gjet në kohë, kishte rrëmbyer dhe vrarë 11 vjeçarin Julian Çela, i cili rezultonte i zhdukur për familjarët prej datës 30 nëntor 2012.

Kërkimet e policisë për trupin e vogëlushit nisën që mbrëmjen e djeshme në zonën e Sharrës, ku pedofili deklaroi se e kishte hedhur, por për shkak të errësirës kërkimet janë ndërprerë për të rifilluar ditën e sotme.

Do të jetë e vështirë për policinë të gjejë atë çfarë ka mbetur nga trupi i 11 vjeçarit, duke qenë se ka kaluar një kohë e konsiderueshme qëkurse kufoma është hedhur në landfillin e mbetjeve dhe aty vazhdimisht depozitohen mbeturina të tjera.

Ndërkohë, të tjera fakte tronditëse kanë dalë në dritë lidhur me pedofilit Ardian Prrenjasit, i cili jetonte i pashqetësuar në komunitet edhe pse ishte një mostër me precedentë të rrezikshëm penalë.

45 vjeçari rezulton të jetë paditur penalisht disa vjet më parë për ngacmime ndaj të miturve në vendin e tij, në Përrenjas dhe gjithashtu ishte dënuar në Greqi për pedofili me 4 vjet burg.