Historia e shoferit te plehrave; fqinji perballe qe mund te te vrase femijen
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Pedofili 45-vjeçar jetonte i izoluar nga të rriturit, por joshte fëmijët e lagjes me para dhe porosi për t’i blerë cigare. I vëllai: Kishte probleme mendore që pas mbarimit të ushtrisë, e kemi dëbuar nga shtëpia...
Ankthi i Skënder Çelës ka arritur kulmin në minutat e gjata që shoqëruan arrestimin e Ardian Përrenjasit dhe pohimin e tij të kobshëm. Drejtuesi i lartë i Shërbimit Informativ Shtetëror, djali i të cilit ishte zhdukur prej 30 nëntorit 2012, bënte ecejake nervoze rreth shtëpisë së pedofilit e komunikonte hera-herës me hetuesit. Lajmet që vinin nga brenda godinës 2-katëshe paralajmëronin tragjedinë. “Kam frikë se e ka vrarë”, -iu thoshte Skënderi njerëzve rreth tij, e s’guxonte të qëndronte gjatë në shtëpinë e tmerrit. Hetuesit ishin gjithashtu të përfshirë nga paniku pas gjetjes së një bluze të 11-vjeçarit e zbulimit të njollave të gjakut në njërin prej mureve të shtëpisë. Katër muaj pas zhdukjes pa gjurmë të Julian Çelës u zbulua fati i tij i trishtë. Djaloshi 11-vjeçar, për të cilin u tha se ishte larguar me dëshirë nga shtëpia, mendohet se është vrarë pak orë pas rrëmbimit nga Ardian Përrenjasi, një 45-vjeçar me precedentë pedofilie, por që jetonte si njeri i zakonshëm në Laprakë.
Një fqinj për “vrasës” serial
Ardian Përrenjasi, shofer në ndërmarrjen e Pastrimit, është vendosur në lagjen e Laprakës rreth 3 vjet më parë. Ka marrë me qira katin e parë të një vile 2-katëshe në këtë zonë, shtëpi ku dyshohet se është ekzekutuar 11-vjeçari Julian Çela e fatmirësisht shpëtoi 10-vjeçari tjetër, A.Cani. Fqinjët dinë të thonë veçse pak gjëra për të. 45-vjeçari i divorcuar që bashkëjetonte kohë më kohë me një grua nga Peshkopia, ishte njeri i mbyllur me të rriturit, por i afruar me fëmijët. Fqinjët e tij tregojnë se fëmijëve të lagjes u jepte para dhe i çonte t’i blinin cigare apo ndonjë send tjetër në dyqanet rreth shtëpisë. Ky ishte kurthi i përdorur për 10-vjeçarin e shpëtuar, e në këtë mënyrë duket se Përrenjasi ka joshur edhe 11-vjeçarin fatkeq, Julian Çela. E shkuara e tij tregon mjaft për natyrën e çekuilibruar të 45-vjeçarit, me gjasë pedofil, por në Laprakë ai jetonte si njeri i zakonshëm. Problemet duket se i kanë filluar që në kohën e ushtrisë. Vëllai i tij, Besnik Përrenjasi tha dje për mediat se Ardiani ka shfaqur probleme mendore që pas kthimit nga ushtria. “E kemi dëbuar nga shtëpia që prej 15 vitesh. Nuk kemi folur që prej asaj kohe me të”, – ka thënë i vëllai. Historia e mëpasme vazhdon me precedentë abuzimesh e arrestimesh, por asnjë prej episodeve nuk e vuri 45-vjeçarin Prrenjasi në listën e autoriteteve si njeri i rrezikshëm për të miturit.
Skeda penale
Zyrtarë të policisë pohuan dje për MAPO-n se Ardian Përrenjasi kishte qenë i dënuar për krime ndaj të miturve gjatë kohës që ishte emigrant në Greqi. Të njëjtin fakt e konfirmon edhe i vëllai, Besnik Prrenjasi, i cili pohoi për mediat se ai ka qëndruar 4 vjet në një burg grek. Më pas 45-vjeçari ka ardhur në Tiranë, ku e ka tradhtuar veten me një tjetër incident me të mitur. Ai ka tentuar të marrë peng një fëmijë në vitin 2008, e për këtë akt, drejtësia e ka dënuar veçse me 600 mijë lekë të vjetra gjobë. Pasi ia ka hedhur njëherë sistemit me pretendimin se kishte qenë i dehur, Ardian Përrenjasi është tërhequr në zonën e Laprakës, ka nisur bashkëjetesën me një grua dhe ka filluar punë si shofer në sektorin e Pastrimit në Bashkinë e Tiranës. Katër muaj të shkuar ai iu rikthye patologjisë së tij duke marrë peng dhe vrarë djalin e drejtorit të SHISH-it, Julian Çela. Përgjatë muajve që Juliani rezultonte i zhdukur, policia ka bërë mjaft kontrolle në zonë, pa mundur të japë një përgjigje për krimin. U desh rrezikimi i një tjetër fëmije që të zbardhej fati tragjik i djalit të drejtuesit të lartë të SHISH-it në Tiranë.
2008
Ardian Prrenjasi është dënuar me 600 mijë lekë gjobë për abuzimin me një të mitur. Ai e kishte marrë me zor fëmijën, por në gjyq kishte pretenduar se ishte i dehur.
4
Vjet ka kaluar në një burg grek Ardian Prrenjasi. Sipas policisë, ai është dënuar për krime kundër të miturve, por kjo histori nuk është regjistruar edhe nga autoritetet shqiptare.
Vëllai i autorit: Meriton të vritet
Tiranë “Vëllai im meriton të vritet”. Kështu e ka dënuar Besnik Prrenjasi aktin e të vëllait, i cili ka abuzuar me të miturit dhe akuzohet për vrasjen e Julian Çelës. Në një prononcim për ‘Neës24’, Besniku rrëfen se Ardiani ka pasur probleme mendore që pas kryerjes së ushtrisë, ndërkohë që familja ka 15 vjet që e ka dëbuar. “Ardian Prrenjasi ka pasur probleme që pas kryerjes së ushtrisë. E kemi dëbuar nga shtëpia që prej 15 vitesh. Nuk kemi komunikuar me Ardianin. Meriton të vritet. Ai ka qenë i dënuar me 4 vite në Greqi”, -shprehet i vëllai.
Pengmarrja e fëmijës, Prrenjasi u dënua me 60 mijë lekë gjobë
I akuzuari për vrasjen e Julian Çelës i ka shpëtuar filtrit të drejtësisë me një gjobë minimale. Ai u denoncua se kishte marrë me zor një fëmijë të mitur
Tiranë Ardian Prrenjasi, 45-vjeçari i dyshuar si pedofil kishte kaluar më parë filtrat e drejtësisë dhe askund nuk kishte ngjallur dyshime. Ai mundi t’ia hidhte vetëm me një gjobë një veprimi jo normal, siç ishte mbyllja në banesën e tij të një fëmije të mitur.
Pesë vite të shkuara në polici mbërriti një denoncim nga familjarët e një të mituri, banor i zonës së Laprakës, se shoferi i makinës së plehrave e kishte mbajtur për disa minuta peng në banesën e tij me qira. Por kjo ngjarje kaloi si shumë të tjera dhe Ardian Prrenjasi asokohe u dënua me 600 mijë lekë të vjetra gjobë. Askush nuk kërkoi një masë sigurimi për të dhe siç duket, gjithçka u krye sa për procedurë. Në prill të vitit 2008, familjarët e të miturit M.A denoncojnë në polici se një person, fqinji i tyre kishte marrë peng të birin, duke e mbyllur në shtëpinë e tij për disa minuta. Falë kërkesës për ndihmë nga kushëriri i tij që ndodhej jashtë shtëpisë së maniakut, M. A kishte arritur të largohej në kohë nga banesa e Ardian Prrenjasit. Policia dhe prokuroria nisën hetimet, por i dyshuari u hetua në gjendje të lirë.
Asokohe, Prrenjasi, 40 vjeç e i divorcuar nga bashkëshortja, nuk kishte shfaqur asnjë shenjë se fshihte brenda vetes një pedofil e vrasës serial. Gjendje e tij ekonomike, statusi që kishte dhe pendesa e thellë që kishte shfaqur ndoshta ishin arsyet që prokuroria e gjykata “vunë dorën në zemër” duke e hetuar dhe gjykuar në gjendje të lirë. Hetuesit mundën të zbardhin itinerarin që Prrenjasi kishte ndjekur ditën kur mori peng një fëmijë të mitur në lagjen ku ai banonte me qira prej disa vitesh. Sipas vendimit të Gjykatës së Tiranës, firmosur më 14 nëntor 2008 nga gjyqtarja Shefkie Demiraj, rezulton se ngjarja ka ndodhur paraditen e 30 prillit të po këtij viti. Rreth orës 4:00 të mëngjesit, Ardian Prrenjasi ka mbaruar punën si shofer në ndërmarrjen e Pastrim-Gjelbërimit dhe për një orë ka pirë me dy shokë të tij.
Më pas është nisur për në banesën me qira në zonën e Laprakës, në periferi të Tiranës. Ai ka përfunduar në lagjen ku banonte rreth orës 11:00 të paradites, në gjendje të dehur për shkak të sasisë së madhe të alkoolit që kishte konsumuar. “Ardian Prrenjasi ka ndaluar para derës së një banese private të shtetases Z. Sula, ku ka parë dy djem të mitur duke luajtur. Pa i njohur fare i është drejtuar njërit prej tyre dhe konkretisht kallëzuesit M.A., të cilit i ka kërkuar ta ndihmojë duke ia marrë çelësat e shtëpisë në xhepin e tij me arsyetimin se i kishte duart pis”- thuhet në vendimin e gjykatës. Kaq do të mjaftonte që ndaj të dyshuarit të niste një verifikimi i hollësishëm rreth problemeve që ai mund të ketë shfaqur në të shkuarën, por gjithçka ka kaluar me pendimin që i pandehuri ka shfaqur në seancë.