Vrasja e 13 personave nga veterani i luftes. Serbia ne zi kombetare
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Serbia është sot në zi kombëtare, pas vrasjes së 13 banorëve në Vellika Ivança nga një veteran i luftës, Jubisha Bogdanoviç, 60 vjeç. Kjo kujtohet si një nga ngjarjet më të rënda që ka ndodhur në dy dekadat e fundit. Masakra ndodhi dje, në orët e parë të mëngjesit. 60-vjeçari vrau fillimisht djalin e tij, plagosi gruan dhe më pas vijoi tek komshinjtë, në katër familje. Masakra i mori jetën, përveç djalit edhe 12 personave të tjerë, gjatë kohës që këto ishin në gjumë. Skema e vrasjes sipas autoritet vendase, ishte e njëjtë për të gjithë viktimat, me një plumb në kokë secilit.
Fqinjët e kanë përshkruar komshiun e tyre si një njëri i qetë. Këto janë fotografitë e viktimave në një "shtëpi model", siç është përshkruar deri dje nga mediat serbe.
Familjarët e viktimave thonë se i dyshuari është veteran i luftës në Kroaci, dhe se ka humbur vendin e punës vitin e kaluar.