Miku i Kulicit ne gjyq: Si u perfshiva ne vrasjen e balerines
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Gjykata e Tiranës lë 15 ditë në burg Edon Bajraktarin për një armë të vjetër, të gjetur në shtëpinë e tij. “Artur Kuliçi më kërkoi të parkonte makinën në shtëpinë time. Nuk më tregoi se ç’kishte ndodhur në pub”
Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për 15 ditë ndaj 24-vjeçarit Edon Bajraktari, i arrestuar nga policia pasi në banesën e tij u gjet i parkuar automjeti i autorit të vrasjes së balerinës Sonila Tafa. Gjatë seancës së djeshme i arrestuari Bajraktari mohoi përfshirjen e tij në vrasjen e balerinës, ngjarje e ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 7 prill, në lokalin “Dream City” në periferi të kryeqytetit. I arrestuari ka deklaruar se në momentet e ngjarjes ai ndodhej në banesën e vet, ku është telefonuar nga i njohuri i tij, Artur Kuliçi. Sipas dëshmisë së 24-vjeçarit, Kuliçi i ka kërkuar të lërë automjetin e tij “BMW” në banesën e Bajraktarit, por pa i treguar arsyet, apo çfarë kishte bërë më parë.
Edon Bajraktari ka deklaruar se ai nuk kishte asnjë dijeni mbi veprimet e 34-vjeçarit dhe për këtë arsye ka pranuar që ky të parkonte automjetin në oborrin e banesës së tij, aty ku dhe është gjendur nga policia në momentin e kontrollit. Edhe prokuroria nuk insistoi në masën ndaj të arrestuarit, pasi ndaj tij kanë ngritur akuzën e “mbajtjes pa leje të armëve luftarake”.
Kjo pasi, nga informacionet e marra menjëherë pas vrasjes policia mësoi se i dyshuari kishte parkuar automjetin e tij në një banesë në Tiranë. Nga kontrolli i ushtruar policia sekuestroi një armë zjarri automatike tip “Kallashnikov” në banesën e Edon Bajraktarit, duke kryer dhe arrestimin e tij të menjëhershëm. Për këtë akuzë prokuroria kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj të arrestuarit, ndërsa gjykata caktoi 15 ditë burg. Gjatë kësaj kohe prokurorisë i është lënë si detyrë të mbledhë provat e nevojshme për të sqaruar rolin e të arrestuarit në raport me autorin e dyshuar të vrasjes së balerinës në një lokal nate në periferi të kryeqytetit. Prej së dielës së javës së shkuar policia ka shpallur në kërkim 34-vjeçarin Artur Kuliçi, si personin që ka vrarë gabimisht balerinën Sonila Tafa, e cila ndodhej në lokal së bashku me miqtë e saj.
Një pjesë e ngjarjes së rëndë që ndodhi duke u gdhirë e diela është zbardhur nga kamerat e sigurisë që ndodhen brenda dhe jashtë lokalit të natës. Sipas pamjeve filmike, por dhe nga dëshmitë e personave të pranishëm rezulton se Artur Kuliçi, në gjendje të dehur fillimisht ka nisur të debatojë me dy klientë që ndodheshin në lokal. Menjëherë kanë ndërhyrë badigardët e lokalit të natës, të cilët për të evituar konfliktin kanë larguar nga ambientet e brendshme 34-vjeçarin Kuliçi. Ai ka shkuar drejt automjetit të tij, ku ka marrë një armë zjarri tip pistoletë dhe ka nisur të qëllojë në drejtim të hyrjes së lokalit.
Në këtë moment 24-vjeçarja ka qenë duke dalë së bashku me disa shoqe të saj kur është qëlluar nga një plumb që e la të plagosur rëndë. Vajza është dërguar menjëherë në spital, por nuk mundi t’i mbijetojë plagës së marrë. Pas ngjarjes, i dyshuari është larguar me automjetin e tij tip “BMW”, të cilin e ka parkuar në banesën e Edon Bajraktarit në rrugën “Jordan Misja” dhe më pas dyshohet se është larguar drejt qytetit të Durrësit ku edhe ka humbur gjurmët. Policia tha se 34-vjeçari Artur Kuliçi dyshohet se është autori i vrasjes së 24-vjeçares Sonila Tafa dhe është shpallur në kërkim për akuzën e “vrasjes në rrethana cilësuese”.