Vrasesi i vellezerve , i denuar 17 vjet , ne menyre misterioze ishte i lire.
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
I liruari i Gjykatës së Lartë ekzekuton në mes të Rrëshenit 30 vjeçarin, plagos vëllain e tij dhe një kalimtar të rastit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur orëve të mesditës së djeshme, ndërsa në drejtim të qytezës janë nisur policia e Lezhës dhe forcat speciale më në krye drejtuesin e bluve të qarkut, Muharrem Furriku. Emri i autorit, shumë i njohur për policinë prej më shumë se një dekade, ka bërë të mundur marrjen e masave të pazakonta për arrestimin e tij, arrestim që ka ardhur brenda 30 minutash.
Dy të plagosurit janë zhvendosur menjëherë në spitalin rajonal të qytetit të Rrëshenit për t`i mbajtur në jetë, ndërsa u tha, që pas atij momenti, se vëllai i viktimës është në gjendje kritike për jetën. “Ka marrë plumb në kokë - tha policia - ndërsa është kërkuar ardhja e një helikopteri për ta trasnportuar në drejtim të Spitalit Ushtarak”. E, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve edhe vëllai tjetër ka ndrërruar jetë në orën 21.00.
Ngjarja
Rreth orës 14. 30 minuta qyteti i Rrëshenit tronditet nga një vrasje. Agustin Mandrea, pas një sherri të momentit, ekzekuton me pistoletë Petrit Ndokën 30 vjeç, i plagos të vëllain, Eduartin 27 vjeç si dhe nga plumbat mbetet i plagosur edhe Petrit Ndreca 24 vjeç. Ndërsa dy vëllezërit kanë qenë të përfshirë në sherr me autorin-bashkëfshatar, Ndreca rezulton të ketë qenë kalimtar rasti. Sipas të dhënave që vijnë nga vendi i ngjarjes mësohet se vrasja ka ardhur pas një përleshjeje të dhunshme që ka ndodhur brenda ambjenteve të një lokali, i cili gjendet në afërsi të stacionit të furgonëve të fshatit Sheshaj. Dy vëllezërit dhe autori, i cili mësohet se ka qenë i shoqëruar edhe nga i biri, kanë dalë nga lokali. Atëherë Mandrea dyshohet se ka nxjerrë armën tip pistoletë dhe ka qëlluar mbi vëllezërit. Ekzekutimi është kryer me plumb në kokë. Petriti mbetet i vdekur në vend, dy të plagosurit nisen për në spital, ndërsa autori largohet në drejtim të paditur. Policia e Rrëshenit kërkon ndihmën e përforcimeve nga Lezha dhe 49 vjeçari rrethohet në një kodër afër fshatit të tij, Sheshaj. Sërish prangat mbi të i vë FNSH-ja. Autori i masakrës, pas arrestimit ka treguar se ku e kishte fshehur armën e krimit, ndërsa policia ka kryer veprimet e para proceduriale. Ka mbledhur dëshmitë në vendin e krimit si dhe ka hedhur dritë edhe mbi të shkuarën e Mandreajt, i cili rezulton të jetë i dënuar nga dy shkallë të gjyqësorit me 23 vite burg për vrasjen e shokut të tij, në vitin 1998, dënim që nuk e kreu kurrë për shkak se iu dha pafajësia për shtyrje afatesh paraburgimi dhe mungesë provash nga Gjykata e Lartë.
Shkaku i masakrës
Policia e Lezhës, pas provave dhe dëshmive të para ka arritur të ndërtojë edhe skenën e krimit. Referuar burimeve të besuara nga policia e këtij qarku saktësohet se gjithçka ka zanafillën në një sherr të ndodhur rreth një vit më parë mes njërit prej viktimave dhe Agustinit, i cili në zonë njihet edhe me emrin Luigj. Vëllezërit Petrit dhe Eduart Ndoka, mësohet se punonin dhe jetonin në Greqi dhe ishin kthyer për pushime në familjen e tyre. Petriti kishte mbërritur një javë më parë, ndërsa Eduarti, sipas të dhënave që vijnë nga Rrësheni, ishte kthyer të shtunën. Dy djemtë dhe autori janë takuar në qytet, sipas policies, dhe dyshohet se kanë vendosur të sqarojnë sherrin që kishte ndodhur dikur. Referuar policisë bëhet e ditur se personat kanë pirë kafe për rreth një orë në lokalin e shtetasit A.J, pastaj aty edhe janë konfrontuar fizikisht. Policia ka mbledhur dëshmi në vendin e ngjarjes ku është pranuar ky fakt, ndërsa në përleshje e sipër palët janë zhvendosur nga lokali. Kanë dalë në rrugë, ku aty pranë është edhe stacioni i furgonëve të fshatit Sheshaj dhe aty policia bën me dije se janë përdorur armët. Agustin Mandrea ka qenë i armatosur me pistoletë, fakt ky që është vërtetuar jo vetëm nga ekspertiza mjeko-ligjore e viktimës së parë, por edhe nga mbledhja e gëzhojave në vendin e krimit. Mirëpo, në vendin ku ka mbetur i ekzekutuar Petrit Ndoka, policia ka gjetur edhe një armë automatike, që fillimisht është dyshuar se e posedonin viktimat. Por, pas verifikimeve të para, mësohet se nga ajo armë nuk ka dalë asnjë plumb, çka rrit dyshimet mbi personin që e ka patur kallashnikovin. Në vendkrim janë grumbulluar vetëm gëzhoja pistolete, armë që i përkiste Mandreas. Policia ka shoqëruar disa persona, ndërkohë që do të jenë punonjësit e lokalit ku kanë qëndruar autori dhe viktimat si dhe dy familjet që do të hedhin dritë mbi shkakun real të masakrës së dyfishtë, ku mbetën të vrarë dy vëllezër dhe u plagos një kalimtar rasti.
Kush është Agustin Mandrea, autori i masakrës së djeshme
Vrasja në 1998-ën, si u lirua nga gjykata dhe u riarrestua
Policia e Lezhës ka pohuar mbrëmjen e djeshme se 49 vjeçari është akuzuar, arrestuar, hetuar dhe gjykuar për një vrasje të kryer në vitin 1998, po në Rrëshen. Dënimi nga dy shkallë të gjyqësorit, nga gjykata e Faktit dhe e Apelit sipas policisë ka qenë 23 vite burg, por sërish sipas policies, ky vendim është prishur nga Gjykata e Lartë në vitin 2005, për shtyrje të afateve të paraburgimit dhe mungesë provash. Referuar konkretisht të dhënave asaj kohe, kohë kur Agustin Mandrea fitoi pafajësinë për atë akt kriminal, saktësohet se ngjarja për të cilën akuzohej kishte ndodhur në 15 shkurtin e 1998-ës. Arben Ndoi(Gjoka), babai i dy vajzave, bie në pritë në lagjen “Zalli i Zmesë” dhe qëllohet në makinën e tij. Autorët largohen duke menduar se e kanë lënë të vdekur, por i riu u tha se shkoi me shenja jete në spitalin e Rrëshenit. Ai, para se të vdiste, mundi t`i thoshte nënës së tij, se më vrau Gusti. Policia, aso kohe, Mirditës dhe e Lezhës e lanë ngjarjen e rëndë pa autor derisa Mandrea arrestohet për këtë ngjarje në vitin 2001. Madje këmbëngulja për ndalimin e tij erdhi nga një prokuror i Rrëshenit, A.A. Procesi për dënimin e Mandreas për atë akt vijoi për katër vite rresht, ndërsa pas vendimeve të dy gjykatave, ajo e Faktit dhe e Apelit, i dyshuari u dënua me 23 vite burg. Por çështja mësohet se erdhi në Gjykatën e Lartë dhe për shkak të shtyrjes së afateve të paraburgimit fillimisht u kërkua për të masa e “arrestit shtëpiak”, derisa të mblidheshin provat e duhura, dhe më vonë Mandrea fitoi edhe pafajsinë.
Riarrestimi i Mandreas
Prokurori A.A, i cili kishte hapur për herë të parë çështjen, apelon vendimin e pafajësisë së mirditorit. Gjatë kësaj kohe Mandrea përfiton dhe arratiset jashtë vendi. Prokuroria vijoi me çështjen e vrasjes së Gjokës dhe rigjykimi nxjerr sërish të fajshëm të akuzuarin dhe gjykata e Rrëshenit e ridënon me 17 vite burg. Kështu, ai shpallet në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, për të njëjtën akuzë dhe bie në prangat e policisë në vitin 2009. Sipas të dhënave bëhet e ditur se në mes prillin e këtij viti, Mandrea u arrestua në Rrëshen teksa ishte kthyer në vendlindje për të varrosur të vëllain e tij që kishte humbur jetën në një aksident automobilistik. Policia tha në momentin e arrestimit të dytë të tij se ai u prangos pasi do të vuajë dënimin e dhënë nga gjykata e Rrëshenit për vrasjen e Gjokës, ndërsa ditën e djeshme ai ka kryer edhe krimin e dyfishtë të vrasjes së vëllezërve Ndoka.
Për vrasjen e Arben Gjokës, në vitin 1998, për të cilën prokuroria dhe policia thanë se gjetën edhe armën e krimit, reaguan në vitin 2006 familjarët e viktimës. Referuar të dhënave të asaj kohe, familjarët kanë vënë në dijeni për lirimin e personit që iu kishte vrarë njeriun e tyre, edhe Kryeministrin e vendit si dhe krerë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Familjarët morën mbështetje nga autoritet shtetërore se do të hetohej mbi çështjen në fjalë dhe për pasojë u rigjykua ngjarja. Mandrea u arrestua për të vuajtur dënimin, por ditën e djeshme ka rezultuar të jetë i lirë, i armatosur ku edhe iu mori jetën dy vëllezërve.