Volfsburgu thyen Realin, PSG Siti ndahen në paqe (VIDEO)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Volfsburgu fitoi takimin e parë çerekfinal në Ligën e Kampinëve ndaj Realit të Mardridit. Një penallti e fituar në pjesën e parë u shndërrua në gol nga Rodriguez në minutën e 18´.
Pas golit të parë skuadra e Zinedinë Zidane e pati të vështirë reagimin në transfertë dhe shtatë minuta më pas, vendasit gjetën golin e dytë.
Arnold dyfishoi reazultatin në minutën e 25´ duke përcaktuar edhe rezultatin final të këtij takimi.
PSG - Mançester Siti 2 - 2
Ndërkaq, në ndeshjen tjetër të vlefshme për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, PSG dhe Mançester Siti e mbyllën në barazim 2 me 2.
Fillimisht, Ibrahimoviç gaboi nga pika e bardhë në minutën e 14´ të pjesës së parë. Kjo i dha disi epërsi skuadrës së Sitit, e cila kaloi në avantazh në minutën e 38´ me anë të Bruyne. Por Ibrahimoviç barazoi shifrat tre minuta më pas, duke përcaktuar edhe rezultatin e pjesës së parë.
Në pjesën e dytë vendasit përmbysën rezultatin me anë të Rabiot. Kur dukej se PSG do ta mbyllte këtë ndeshje në favorin e saj, Fernandinho barazoi shifrat në 2-2, duke ia vështirësuar edhe më tej rrugën e kualifikimit francezëve në ndeshjen e kthimit.
Pak minuta para fillimit të ndeshjeve, mediat ndërkombëtare publikuan edhe formacionet zyrtare.
Formacionet zyrtare:
PSG - Mançester Siti 2 - 2
Gol: Ibraimoviç 41´, Adrien Rabiot 59'/ Kevin de Bruyne 38´, Fernandinho 72´
Volfsburg - Real Madrid 2 - 0
Gol: Ricardo Rodriguez 18´ (pen.), Arnold 28´

