Vllaznia nuk e fsheh dot buzëqeshjen
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Në prag të ndeshjes së kthimit në kupat e Evropës, ekipi shkodran e ka vlerësuar maksimalisht kundërshtarin e tij maltez. Ndeshja e kthimit Vllaznia – Birkirkara do të zhvillohet të enjten në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, ndërsa në ndeshjen e parë të zhvilluar në Maltë, Vllaznia ka fituar 1-0 me golin e Sukajt që në minutën e dytë të ndeshjes.
Por pavarësisht rezultatit pozitiv dhe hapit të hedhur drejt kualifikimit për në turin tjetër, stafi dhe lojtarët e Vlaaznisë janë të bindur se ndeshja e kthimit nuk do jetë e lehtë. Rezultati i arrtitur është minimal 1-0 dhe ndonëse pozitv nuk garanton kualifikim. “Ne duhet të fitojmë patjetër në Shkodër. Kjo dhe si detyrim për sportdashësit shkodranë”, shprehen anëtarë të stafit drejtues të Vllaznisë.
Mirel Josa, trajneri i ekipit shkodran, thekson se nuk ka vend për eufori. Ekipi maltez, dhe pse në dukje modest, na befasoi me lojën e tij në Maltë dhe gjithçka është e hapur. Vazhdojnë seancat stërvitore me impenjim maksimal dhe kualifikimi për në turin e dytë akoma nuk ka përfunduar. Gjithçka gjë do të vendoset përfundimisht në Shkodër, shprehet trajneri Mirel Josa që shton se nuk ka vend për optimizëm të tepruar dhe as për nenvleftësim të kundërshtarit: “Ne u gëzuam që na ra shorti me Birkirkaranë, por dhe ata janë gëzuar se u ra shorti me ne. Pra, është thikë me dy presa. Është koha kur ekipet nuk vlerësohen nga rezultatet që kanë arritur në vitet e kaluara në futbollin ndërkombëtar, por nga gjendja aktuale e ekipit”. Ndërkohë, ende nuk është caktuar çmimi i biletave për ndeshjet.