Vllaznia ne udhekryq, sulmi prane eksodit
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Periudha pas eliminimit dinjitoz, por të pasuar nga polemika të shumta, nga zviceranët e Thun, duket se nuk po kalon lehtë te Vllaznia. Madje në Shkodër flasin për një thuajse shpërbërje të ekipit, i cili i elektrizoi të gjithë me atë paraqitje në dy takimet e turit të dytë të paraeliminatoreve të Europa League. Pika më nevralgjike duket se është sulmi, ku rrezikohen që të gjithë elementët aktualë ta braktisin këtë repart. Të tre sulmuesit kryesorë dhe të vetmit të Vllaznisë deri tani janë në dilemë të madhe për qëndrimin e tyre në këtë klub. Arsyet mësohet se janë të ndryshme.
Më i rrezikuari për t’u larguar është pikërisht autori i dy golave në dy ndeshjet e Europa League, Xhevahir Sukaj. Fakti që ai ka edhe një vit kontratë me klubin kuqeblu, ofertat e mbërritura në adresë të tij duken se e kanë tunduar shumë. Aq sa ai vetë ka deklaruar para pak ditëve se në sezonin e ardhshëm do të luajë në një kampionat të huaj. Bindja e tij në këtë deklaratë e bën thuajse të sigurt largimin e tij nga Vllaznia.
Një tjetër kandidat për t’u larguar nga shkodranët është edhe i riu i talentuar, Armando Vajushi, autori i golit të shënuar në portën e maltezëve të Birkirkarasë në ndeshjen e kthimit në stadiumin “Loro Boriçi”, e vlefshme për turin e parë të paraeliminatoreve të Europa League. Vetë Vajushi ka deklaruar se do të largohet nga Vllaznia, pavarësisht se me të vazhdon ta lidhë kontrata edhe për një sezon tjetër. Duke analizuar situatën, mund të verifikojmë lehtë se shanset e Sukajt dhe Vajushit që të braktisin Vllazninë janë shumë të mëdha, pasi për ta ofertat nuk mungojnë. Gjithsesi ky eksod duket se nuk ndalet këtu. Në listën e atyre që mendojnë largimin është edhe veterani Vioresin Sinani. Burime të mirinformuara konfirmojnë një fakt të tillë.
Përpara ndeshjeve të Kupave të Europës, ai gjeti akordin me presidentin e Vllaznisë, Valter Fushaj, për të qenë pjesë e kuqebluve vetëm në ndeshjet e Kupave të Europës dhe më pas do të diskutohej. Pikë më e diskutueshme mes tyre është ana financiare, e cila duket se do të ndikojë në arritjen ose jo të një marrëveshjeje. Kërkesa dhe oferta i ndan për momentin palët, edhe pse diferencat nuk janë shumë të mëdha. Po ashtu ai është vënë nën presion për eliminimin e Vllaznisë, edhe pse është futur në pjesën e dytë si zëvendësues.
Ky presion, bashkuar me faktin se ka qenë i detyruar të qëndrojë në pankinë, mund ta bindin të vendosë të largohet nga kuqeblutë. Largimi i të tre sulmuesve do të mund të rikthente me detyrim Vllazninë në merkato. Ndërkohë që pritet të largohen edhe të tjerë futbollistë të rëndësishëm, si Ilir Nallbani (në të njëjtën pozitë si Sinani) dhe mbrojtësi malazez Blazho Rajoviç (që pretendon se i ka mbaruar kontrata me Vllazninë).