e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Vllaznia fiton duelin e mbijetesës, Kalaja hero

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Vllaznia fiton duelin e mbijetesës, Kalaja hero

Bylisi - Vllaznia është takimi i dytë që luhet në kuadër të javës së 27-të të Kategorisë Superiore. Dueli i mbijetesës mes ballshiotëve dhe shkodranëve pritet të dhurojë një sfidë të fortë, ku të dy ekipet kërkojnë fitoren për tu larguar nga zona e ftohtë.bylisi vllaznia
LIVE' Bylis - Vllaznia 0-1
Golat:
Kalaja 08´

Formacionet zyrtare
Bylisi: Ruçi, Bilali, Lipi, Brahja, Muskaj, Gava, Tairi, Izuçuku, Edmilson,Hoxhaj, Varea
Trajner: Adnand Zilxhoviç
Vllaznia: Dragojeviç, Pjeshka, Cicmil, Vrapi, Marku, Krymi, Tafili, Bardulla, Çinari, Kalaja, Shtubina
Trajner: Armando Cungu
Arbitra: Enea Jorgji, Astrit Mahmuti, Renato Malaj, Ermal Llapra

Pjesa e parë- Vllaznia e nis mirë pjesën e parë. Luan qetësisht, sulmon dhe merr avantazhin. Shkodranët zhvillojnë 45 minuta të mira, ndonëse janë vendasit që dominojnë me lojën. Kalaja në minutën e 9´ i ka dhënë epërsinë miqëve duke i dërguar ekipet në dhomat e zhveshjes me rezultatin 0-1.

Minutat

94´ Zëvendësimi i fundit tek Vllaznia. Del Kalaja, futet Kapaklia.
Akordohen 4 minuta shtesë
90´
Bardulla niset i vetëm në sulm, tenton të realizojë, por jashtë kuadratit.
86´
Goditje dënimi për Bylisin, e ekzekuton Edmilson, por topi përfundon jashtë kuadratit.
83´
Vllaznia është tërhequr mbrapa duke mbrojtur rezultatin, ndërkohë Bylis sulmon nuk ka fuqinë e duhur.
79´
Zëvendësim te Vllaznia. Del Sefa, futet Tafili.
73´
Bardulla shkakton faull, ndëshkohet me të verdhë.
72´
Dragojeviç ndëshkohet me karton të verdhë për vonesë loje.
68´
Zëvendësim te Vllaznia, Erald Çinari del i dëmtuar nga loja.
63´
Kalaja provon nga distanca, por pa rezultat.
61´
Goditje këndi për Vllazninë. E ekzekuton Bardulla, provon Marku por pret Ruçi.
56´ Pas minutave të tensionit në fushë, ku disa lojtarë u përplasen me njëri-tjetrin, Bylisi rimerr kontrollin e lojës dhe tenton të gjejë rrugën e rrjetës.
52´
Brahja ndëshkohet me të verdhë për shkak të protestave ndaj gjyqtarit Jorgji.
50
minuta lojë, Dos Santos tenton nga distanca por pret Dragojeviç.
Starton pjesa e dytë
Mbyllet pjesa e parë 0-1
Akordohen dy minuta shtesë
43´
Kundërsulmon Bylis, Varea tenton nga distanca por pret Dragojeviç.
41´
Kros nga e majta për Pjeshkën brenda zonës, mbrojtësi tenton por nuk arrin të kontrollojë topin.
35´
Tension në fushën e lojës, përplasje mes lojtarxëve dhe faulle.
31´
Bruno Lipi ndëshkohet me të verdhë, pasi shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Kalasë.
24´- 26´
Kundërsulmojnë vensasit, fitojnë goditje dënimi dhe përpiqen ti shfrytëzojnë për të gjetur rrejtën.
20´
Bylisi është rikthyer në sulm, tenton të gjejë hapësira në gjysmëfushën e shkodranëve, por largojnë mbrojtësit kuqeblu.
14´
Kundërsulmon Bylisi. Vendsit kërkojnë golin e barazimit.
09´ GOOL!
Kros nga e djathta, Kalaja gjendet brenda në zonë, gjuan menjëherë drejt portës dhe realizon golin e avantazhit për skuadrën. Bylis 0-1 Vllaznia.
03´
Dy Goditje këndi radhazi për Bylisin. E ekzekuton Izuçuki, vendasit kanë rastin të marrin avantazhin por largojnë vendasit.
Starton sfida