Vllaznia e Kastrioti, fitore ne transferte
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Lavdia e të dielës futbollistike të kampionatit shqiptar i shkon Vllaznisë dhe Kastriotit, dy skuadrave udhëtuese, që morën fitore të rëndësishme në transfertë, për të mbajtur gjallë shpresat për një vend më të mirë në klasifikim. Ndërsa Apolonia dhe Tomori vazhdojnë të fundosen drejt rënies në kategorinë inferiore.
Kanë qenë pikërisht dy ndeshjet e djeshme ato që kanë mbyllur javën e 17-të të Kategorisë Superiore. Në Fier kishte udhëtuar Vllaznia e Artan Bushatit, në transfertën e dytë radhazi. Vetëm një javë më parë shkodranët kishin pësuar një humbje të rëndë në Gjirokastër ndaj Luftëtarit. Ndaj kësaj here ishin të vendosur në kërkim të një fitoreje që do të rikthente besimin në skuadër. Kundërshtari që kishin përballë në letër nuk paraqiste vështirësi, pasi ata prej kohësh duket se i kanë humbur shpresat për qëndrimin në futbollin elitar shqiptar.
Megjithatë do të ishte gabim i madh po të mendoje se janë dorëzuar. Dhe këtë e ka vërtetuar pikërisht 90 minutëshi i ndeshjes ndaj Vllaznisë. Vlen të theksohet fakti se në “Loni Papuçiu” janë akorduar dy penallti nga kryesori Lorenc Jemini, të ekzekutuara dhe të kthyera në gol në portat respektive brenda një harku kohor shumë të vogël, ndërkohë që nuk kanë munguar edhe dy kartonë të kuq në dëm të fierakëve: për Dautajn në minutën e 58 dhe Nakon në 80’. Pjesë e parë është kontrolluar më së shumti nga skuadra vendase, e cila demonstroi një dëshirë të madhe për të gjetur golin e avantazhit, por sulmuesi i saj Ribaj nuk është treguar i saktë në rastet që iu dhanë. Shkodranët kanë qenë të detyruar t’i presin vendasit në gjysmëfushën e tyre dhe janë munduar të aplikojnë kundërsulmin e shpejtë për t’i zënë në befasi. Kjo duket se ishte strategjia e orientuar nga trajneri Artan Bushati.
Megjithatë pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola. Në pjesën e dytë emocionet kanë qenë më të shumta, pasi skuadrat janë treguar më kërkuese, duke lënë hapësira prapa. Me kalimin e minutave u vërejt një përmirësim i dukshëm i Vllaznisë, e cila demonstron se për të ka shumë rëndësi trepikëshi i kësaj ndeshjeje. Pas minutës së 58, shkodranëve iu vjen në ndihmë edhe dalja me karton të kuq e Dautajt. Insistimi i Vllaznisë shpërblehet në minutën e 70, kur Hajdari ka zhbllokuar rezultatin 1-0 në favor të miqve. Vetëm 9 minuta më vonë fierakët kanë barazuar me një penallti të dyshimtë të Ribajt. Por pas dy minutash gjyqtari Jemini jep një tjetër penallti, kësaj radhe në portën tjetër, që u kthye në gol nga Smajli.
Por në këtë rast u dha dhe një tjetër karton i dytë ikuq në dëm të Apolonisë (Nako). Ai që ka vulosur fitoren 3-1 të Vllaznisë ishte kosovari Rexha, i cili realizoi në minutat shtesë. Me këtë fitore ajo është ngjitur në kuotën e 26 pikëve duke kaluar tashmë në vendin e gjashtë në renditje. Ndërkaq, një episod i shëmtuar ndodhi pas ndeshjes.
Tifozët fierakë të zhgënjyer me disfatën shënjestruan makinën e arbitrit të takimit Lorenc Jemini. Për të nxjerrë inatin e ndeshjes ata i thyen xhamat, i shpuan gomat e makinës dhe dëmtuan pjesë të jashtme të automjetit të arbitrit të FIFA-s. Ndërsa në Berat, Kastrioti ka mposhtur me shifrat 2-1 Tomorin në një stadium pa tifozë, për shkak të dënimit të Disiplinës. Beratasit nuk e kanë mbrojtur dot golin e hershëm të Xhejms, pasi krutanët kanë barazuar me Fatakin dhe kanë sigluar triumfin minutat e fundit me Tanushin. Një fitore që i lumturon krutanët, të cilët pas kësaj jave e shohin veten në kuotën e 25 pikëve, në vendin e shtatë, duke parakaluar Bylisin dhe Laçin në renditje.
Superiore (Java XVII)
TË PREMTEN
Laçi-Skënderbeu 0-2
Plaku 61′, Bici 64′
TË SHTUNËN
Shkumbini-Flamurtari 0-3
Muzaka 11′, 58′, Memelli 64′
Bylis-Kukësi 3-0
Izuçuku 19′, 60′, Xhafa 82′
Tirana-Luftëtari 2-1
Morina 7′, 86′ / Nora 81′
Teuta-Besa 1-0
Mancaku 5’
DJE
Tomori-Kastrioti 1-2
Xhejms 4′ / Fataki 40′, Tanushi 88′
Apolonia-Vllaznia 1-3
Ribaj 79′ (11-m) / Hajdari 70′, Smajli 80′, Rexha 90+3′
Klasifikimi
Skuadra N P
1. Skënderbeu 17 42
2. Teuta 17 33
3. Flamurtari 17 31
4. Tirana 17 29
5. Kukësi 17 27
6. Vllaznia 17 26
7. Kastrioti 17 25
8. Laçi 17 24
9. Bylis 17 22
10. Besa 17 17
11. Shkumbin 17 16
12. Luftëtari 17 14
13. Tomori 17 9
14. Apolonia 17 8