Vjeshta ndryshon qeverine
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
“Ndryshimi i qeverisë është një lëvizje e detyruar. Do të ndodhë në emër të ndryshimit, të shkarkimit të disa peshave të rënda në kabinet dhe reflektimit të ekuilibreve të rinj që ndodhen në prapaskenë. Eshtë çështje numrash”. Njeriu që flet kështu, natyrisht nuk harron të shtojë frazën “kushtetuese”: këtë hap e ndërmerr dhe e ka në dorë vetëm kryeministri, por duke “harruar” se lëvizjet e pritshme në qeveri, realisht, janë pak në dorën e kryeministrit Berisha.
Ai që flet konfidencialisht për MAPO-n është një numër i rëndësishëm në Kuvend dhe ka në dispozicion një votë, që tani për tani numërohet djathtas. Eshtë jashtë kabinetit kryeministror, por jo jashtë dijenisë për çfarë pritet të ndodhë. Nuk është i vetmi që ka dijeni për çfarë mund të ndodhë me qeverinë dhe riformatimin e mundshëm të saj. Burime të shumta të konsultuara nga MAPO, kryesisht në maxhorancë, konfirmojnë të njëjtin projekt ndryshimi të qeverisë.
Detajet që ata japin për variantet e mundshme; si do të ndodhë, për emrat dhe kohën; kush janë që ikin, kush janë që vijnë dhe kur do të ndodhë - afrojnë pothuaj një përputhje të plotë. Të gjithë bashkë pohojnë megjithatë të njëjtin variant: Do të ndodhë shpejt! Mbi të gjitha si një zgjedhje e detyruar, sidomos nga një rikonfigurim i mundshëm i numrave të votave në Kuvend.
Mosarritja e votave të nevojshme për kalimin e projektligjit për SHISH-in javën e kaluar, krijoi realitete të reja në sallën e Kuvendit të cilat janë transferuar e projektuar edhe në tavolinën ovale të qeverisë. Por ai ishte vetëm shenja e dukshme e ujrave politike, që lëvizin herë në thellësi e herë në sipërfaqe. E vetmja “bovë” mbi këto ujra, që duket qartë dhe në mënyrë të pandryshueshme, lidhet me emrin e kandidatit zyrtar (të paktë deri tani) të Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Për momentin, si zgjidhje e detyrueshme për këto zgjedhje sfidanti i PS-së së Ramës tre herë rresht fituese në Tiranë, është ministri i brendshëm Lulzim Basha. Minimalisht ai do të largohet nga ky post me dorëheqje 45 ditë përpara datës së zgjedhjeve, por lëvizje të mundshme taktike, e lidhin largimin e tij nga kabineti sidomos me fatin e heqjes apo jo të vizave për shqiptarët. Në versionin pozitiv të heqjes së tyre, ai mund të largohet me dëshirë që të nesërmen e ditës që shqiptari i parë kalon kufirin me vetëm një vulë në doganë në pasaportën e tij biometrike. Që këtej rrjedhin dhe shumica e llogarive të nesërme të cilat kanë kohë që kanë filluar në maxhorancë.
Varianti i parë, Meta & Idrizi
Muaji gusht, normalisht muaj pushimit, me të gjitha gjasat nuk do të konfirmohet i tillë në pritje të shtatorit gjithashtu të nxehtë politik. Sepse letrat janë duke u përzier. Përpjekja për t´i treguar këto letra me gisht, jo gjithmonë i afrohet të vërtetës së plotë, por mbi bazën e informacioneve të kryqëzuara dhe duke lexuar veprimet e dikurshme të kryeministrit në situata të ngjashme, është e mundur të krijohet një ide paraprake për çfarë pritet të ndodhë.
Ky është edhe një ekuacion emrash konkretë dhe fatesh konkrete politike; një element më shumë në ndihmë të parashikimit për çfarë pritet të ndodhë.
Ilir Meta, kryetar i LSI-së, anëtar i qeverisë dhe Shpëtim Idrizi kryetar i PDU-së, brenda maxhorancës, për momentin, mund të llogariten si dy nga emrat kyç që do të përcaktojnë ngjyrën e vjeshtës dhe portretin e ri të qeverisjes. Madje edhe mund ta kushtëzojnë atë.
I pari, Meta, e mbylli sesionin e kësaj legjislature me një votë “kundër” projektligjit më delikat që kërkoi të kaloi qeveria ku ai shërben si zëvendëskryeministër. Meta dhe të tijtë në Kuvend, nuk patën asnjë dilemë që të rreshtoheshin kundër vullnetit të kryeministrit për të “dhënë një votë edhe nominale për dhe në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”. Sepse më shumë se kushdo tjetër, Meta dinte që vota e tij nuk ishte thjesht kundër zotit Berisha e votë pro Shaqirit, por ishte kryesisht votë “pro” SHBA-së që kundërshtoi fort këtë projektligj. Edhe për shkak të informacionit më të shumtë që ai zotëron nga pozita e ministrit të jashtëm, edhe për shkak të drejtimit të një partie, edhe për shkak të vizitës së tij në mars të këtij viti në SHBA.
Në pritje të zgjedhjeve lokale, një provë e vërtetë zjarri për partinë e tij, Meta ka nevojë të identifikohet fort nga të dy partitë e mëdha, nga PD-ja me të cilën është në koalicion, nga PS-ja, me të cilën ndan teorikisht të njëjtin vend në spektrin politik të vendit. Në llogaritë e Metës për të nesërmen, ka një emër që gjithmonë e më tepër, atij vetë i del tepër. Dhe ky është ministri kontraversal i ekonomisë, Dritan Prifti. I vënë nën një rrebesh akuzash nga opozita për korrupsion dhe pasurim të dyshimtë në vlera marramendëse, Prifti është shndërruar në një peshë të bezdisur në këmbët e Metës. Me marrëdhënie të frakturuara njerëzore dhe politike me vartësin e tij në linjë partiake dhe qeveritare (kur mungon kryeministri), Meta më pak se çdo gjë tjetër, ka nevojë të lidhë fatin e tij me atë të Priftit.
Që nga ana e tij, e ka lidhur fatin e tij dukshëm me atë të kryeministrit. Vota e parë e tij për zotin Berisha që në datën 1 korrik 2009, kur ende nuk kishte mbaruar procesi i votimit, dalja e tij në 8 dhjetor të të njëjtit vit në mitingun festiv të PD-së në sheshin Skënderbej, janë vetëm shenja që dëshmojnë realitetin që ka ndryshuar. Në këtë pikë bëhen llogaritë e shifrave. Meta dhe dy votat e tjera të LSI-së që “kërcënojnë” qeverinë, e lënë atë megjithatë në këmbë. Mandati i Priftit, e lë Berishën sërish mbi kufirin e 71 votave. Saktësisht 72 të tilla, nëse llogaritet pro edhe vota e Shpëtim Idrizit të PDU-së.
Dhe këtu nis një tjetër llogari. Idrizi e ka menduar gjatë largimin e tij nga PS-ja dhe hedhjen në një aventurë me plot të panjohura për të personalisht dhe për të nesërmen e tij politike. Çështja e Çamërisë që është flamuri i partisë së tij të re, ka dy vota të sigurta në Kuvend. Pesha e tyre u mat qartësisht dhe frikshëm për pozitën të enjten e kaluar po për projektligjin për SHISH-in. Idrizi dhe kolegu i tij Dashamir Tahiri, mund t´i kishin dhënë një tjetër rrjedhë të gjitha ngjarjeve në Kuvend, nëse nuk do të deklaronin votën kundër projektligjit. Duke marrë në këtë mënyrë, edhe “falenderimin jo vetëm formal nga SHBA-ja” që sponsorizoi fort rrëzimin e tij. Idrizi dhe Tahiri të paktën diçka e kanë shumë të qartë: suksesi dhe dështimi i kryeprojektit të tyre nacionalist, lidhet kryesisht dhe para së gjithash, me qëndrimin dhe vullnetin e SHBA-së ndaj këtij projekti. Dy votat e tyre, si të tilla, nuk janë krejt të pakushtëzuara. Janë të kushtëzuara edhe me fatin, edhe me karrierën e mëtejshme të vetë Idrizit. Këto dy vota, në një moment të caktuar, e zbresin sërish maxhorancën në vetëm 70 të tilla, me gjithë Priftin brenda, por me Metën jashtë. Dhe jo vetëm si një mundësi matematike.
Berisha, njeriu që e njeh më mirë se kushdo këtë realitet numrash, ka biseduar gjatë me Idrizin. I cili edhe mund të jetë anëtar i kabinetit, por vetëm nëse riformatimi i tij i mundshëm ndodh në nëntor. Sepse votat e tij me të Metës (pa llogaritur Priftin), janë një forcë në Kuvend që është e pamundur të mos llogaritet.
Versioni i dytë, rrjedhjet nga PS
Kastriot Islami dhe Marko Bello, dy nga pjestarët formalë të grupit parlamentar të PS-së, e kanë praktikisht të mbyllur derën e këtij grupi. Dhe karriera e tyre e mëtejshme në politikë, pothuaj nuk ka as gjasa teorike që të vazhdojë të jetë e lidhur me PS-në. Për Islamin për shkak të qëndrimeve të tij që prej 29 qershorit të vitit të kaluar, për Bellon edhe pse nuk ka mbajtur asnjë qëndrim, por është tërhequr krejtësisht nga jeta e dukshme politike.
Burime të besueshme pohojnë se dy deputetët kanë biseduar prej kohësh për largimin e tyre nga grupi i PS-së, me idenë që ta bëjnë vetë përpara se t´i përzejnë ish-miqtë. Në këtë rast të dy palët marrin frymë të lehtësuar: ata ikin dhe këpusin çdo fije me PS-në, PS-ja që nuk është e detyruar t´u tregojë derën atyre që i kanë përplasur derën në fytyrë. Edhe Islami, edhe Bello, me të gjitha gjasat, me fillimin e sesionit të ri në shtator do të shpallin largimin nga grupi i PS-së dhe do të afrohen me LSI-në. Megjithatë, do të duhet të kalojnë gjashtë muaj, sipas rregullores së Kuvendit, nenit 15, pika 2, që mbas këtij akti, ata të bëhen pjesë e grupit të LSI-së në Kuvend. Kjo nuk do ta pengonte Islamin që të gjejë një vend në kabinetin e zotit Berisha, duke mbyllur me këtë rast, edhe “rrjedhjen” e Priftit nga qeveria. Kështu, edhe Meta shpëton nga belaja që i kanë shkaktuar kërcimet e pakontrolluara të Priftit, edhe Berisha, garanton numrat. Në rastin më të mirë, ai shkon deri në 77 vota në Kuvend.
E njëjta tentativë është bërë dhe me Andis Harasanin, deputetin e PS-së që erdhi urgjent nga SHBA-ja për të kontrolluar dhe dhënë votën “opozitaro-amerikane” kundër projektligjit të SHISH. Por Harasani, i ri në moshë, por jo në politikë, ka dëshmuar se nuk rend mbas “vezës së mundshme aktuale përpara pulës që shfaqet dukshëm në horizont”.
Versioni i tretë, nëntori i Bashës
Ka më shumë gjasa nga të gjithë që të ndodhë. Nuk i përjashton dy versionet e tjera, por është më i sofistikuari. Ky version është i lidhur ngushtë me tre pika, liberalizimi i mundshëm i vizave, zgjedhjet lokale në pranverën e vitit të ardhshëm dhe kandidimi i Bashës për bashkinë e Tiranës. Kjo është një lëvizje sa taktike, po aq dhe e detyruar. Në rastin e heqjes së vizave për qytetarët shqiptarë, me mundësi praktike që një gjë e tillë do të ndodhë në nëntor, Lulzim Basha, largohet me dorëheqje nga detyra dhe shpall kandidimin e tij për bashkinë e Tiranës. Një lëvizje që i jep atij një avantazh psikologjik në betejën e jetës së tij politike, për postin që është bërë “macja e zezë” për PD-në. Basha do t´i ketë të gjitha gjasat që në nëntor, në tekstin e dorëheqjes së tij, të shprehet: “Kisha një mision dhe e realizova, çlirimin e shqiptarëve nga barriera e vizave. Tani do të çliroj dhe Tiranën”.
Largimi i tij eventual, më shumë se një vend vakant në qeveri, do të sjellë dhe mundësinë e artë që qeveria të ndryshojë formatimin e saj lehtësisht dhe pa kusure të tepërta. Berisha do ta ketë shumë më të përshtatshme, që duke përshëndetur gjestin e Bashës, të kalojë në lajm të dorës së dytë, futjen e mundshme eventuale në qeveri të Islamit apo dhe të Idrizit. Më saktë, të njërit prej të dyve dhe largimin e Prifit në bela të mëdha nga akuzat për korrupsion.
Dhe në këtë mënyrë, të shkojë drejt zgjedhjeve lokale që janë që tani, pjesa qëndrore e shqetësimit të tij më të madh. Nëse nuk ndodh liberalizimi i vizave, atëherë Bashës i duhet të vazhdojë të qëndrojë në detyrë duke pritur në mënyrë të paqartë edhe vetë fatin e tij të kandidimit për bashkinë e Tiranës dhe duke e lënë Berishën, në të njëjtin hall: riformatimin e qeverisë në të njëjtën mënyrë, por me shpjegime dhe justifikime të tjera.
Llogaritë me shifra
Për momentin, maxhoranca mbahet në këmbë me 70 votat që zoti Berisha morri në 28 qershor 2009. Atyre ju shtuan dhe katër votat e LSI-së dhe vota e Shpëtim Idrizit duke arritur kështu në 75 të tilla. Në rastin e rrjedhjes së mundshme së votave të Islamit dhe Bellos, ai mund të kapë maksimumin e mundshëm tani për tani, të kapë kuotën e 77 votave. Kjo është një kuotë qe i jep frymëmarrje për kalimin e ligjeve, i garanton qeverisjen dhe i jep qetësi edhe për kuorumin e nevojshëm në Kuvend. Ky është varianti optimist për shumicën.
Ka dhe një variant të përkundërt, në të cilin llogariten jo vetëm votat e mundshme kundër tij, por dhe ambicjet jo vetëm politike, por dhe personale të protagonistëve që kanë një karton në Kuvend. Kështu, Berisha mund të llogarisë në çdo moment votën pro të Priftit që çon në 71 maxhorancën e tij. Sepse Prifti nuk ka nga të shkojë gjetkë. Por duhet të llogarisë dhe mundësinë jo vetëm teorike të një çarjeje të mundshme me Metën. Tre votat e LSI-së, por dhe dy votat e Idrizit dhe Tahirit, krijojnë sërish një situatë barazimi perfekt. Pozita dhe “opozita”, teorikisht, në një rast të tillë, mund të jenë 70 me 70 vota në Kuvend. Një situatë që komplikon shumë gjëra: Meta dhe Idrizi mund të kushtëzojnë votat e tyre me një zgjidhje tjetër: Meta kryeministër dhe largim i Berishës.
Në këtë rast, Berisha duhet të zgjedhë përballë fatit të tij jo vetëm personal në postin e kryeministrit, lojën e errët me fatin në zgjedhje të parakohshme.
Në këtë rast, Rama duhet të llogarisë nëse i intereson në afat të gjatë kjo lojë e hollë që e shndërron armikun e tij të egër brenda llojit, Metën, në aleat të përkohshëm, përballë armikut të tij më të madh politik, Berishës.
Në këtë rast, Meta duhet të llogarisë një lojë force që e çon në një aritmetikë të komplikuar shifrash që befas e nxjerrin lojtar të parë në tryezën ovale të qeverisë, por me shumë të panjohura për të nesërmen.
Të gjitha këto skema kanë shumë mister brenda, por brenda tyre, fshihet misteri i asaj çfarë pritet të ndodhë shumë shpejt. Gushti nuk është muaj pushimi politik, shtatori do të fillojë të sqarojë shumë nga këto skema që normalisht nuk përjashtojnë njëra-tjetrën, por vetëm i plotësojnë ato, në një lojë kurdoherë të hapur që tani, si pothuaj kurrë më parë, luhet normalisht, me makinë llogaritëse mbi tavolina. Në kuptimin fizik të fjalës makinë llogaritëse.