Dy vjet ngerc, mjaft me!
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Zoti Füle, një vit pas zgjedhjeve, Shqipëria ndodhet në një krizë politike që nuk mundëson një funksionim normal të demokracisë. Çfarë mendoni për këtë situatë?
Jam shumë i shqetësuar për ngërçin politik që ende vazhdon dhe për përkeqësimin potencial të situatës. Pavarësisht përfshirjes së komunitetit ndërkombëtar, që synonte t’ i hapte rrugë një zgjidhjeje, ky ngërç po hyn në vitin e tij të dytë. Kjo situatë politike dëmton demokracinë në Shqipëri dhe pengon reformat e rëndësishme, të cilat janë të nevojshme për progresin e vendit në rrugën e tij e drejt BE.
Ajo rrezikon të polarizojë thellësisht dhe në mënyrë të zgjatur pjesë kyçe të shoqërisë, çka sjell pasoja serioze për kapacitetet e vendit për të gjetur kompromisin dhe konsensusin në lidhje me reformat kyçe. Prandaj kjo situatë duhet tejkaluar urgjentisht. Udhëheqësit politike duhet të tregojnë vullnetin dhe përkushtimin për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që pasuan zgjedhjet e qershorit 2009 dhe për t’ iu kthyer një dialogu politik konstruktiv.
A keni qenë ju i përfshirë drejtpërdrejtë në negociatat për kompromis? A mund të thoni se ky proces ka dështuar dhe përse?
Unë i kam dhënë mbështetje një nisme lehtësuese të cilën e ndërmorën kryetari i Partive Popullore Europiane në PE, J. Daul dhe kryetari i grupit Socialist e Demokrat M. Schultz. Kjo nismë ka pësuar një ndërprerje të përkohshme duke qenë se partitë shqiptare që ishin përfshirë në këtë proces deri më tani nuk kanë mundur të arrijnë një marrëveshje.
Nuk mund të flas për një dështim të negociatave duke qenë se ka pasur një dialog disa javor mbi këtë çështje dhe duke qenë se opozita socialiste ka ndërprerë grevën e urisë dhe është kthyer në parlament. Por mund të flas për një dështim të udhëheqësve politikë shqiptarë për të dalë në mënyrë urgjente dhe të suksesshme nga ky ngërç dhe për t’i hapur rrugë konsensusit të nevojshëm të ngritur mbi progresin politik. Këtu është problemi.
Kemi parë gjatë javëve të shkuara deklaratat e zotërinjve Schultz dhe Daul. Këto përkthehen në Tiranë respektivisht si mbështetje për zotin Rama apo zotin Berisha. A mos vallë Brukseli është i ndarë politikisht në lidhje me situatën në Shqipëri?
Në institucionet e BE në Bruksel ekziston konsensusi në lidhje me situatën politike në Shqipëri. Por përfundimet e Këshillit të Politikës së Jashtme të 14 qershorit dhe rezoluta e sesionit plenar të PE mbi Shqipërinë në korrik, janë tërësisht në të njëjtën linjë me mesazhin e Komisionit mbi situatën politike në Shqipëri: zgjidhja e ngërçit politik aktual sipas një marrëveshjeje mes të gjithë udhëheqësve politikë është vonuar tejet shumë.
Çfarë mund të na thoni mbi mundësinë e një takimi të dytë mes zotit Rama dhe zotit Berisha, si ai që u bë në tryezën e Strasburgut? A po punoni për këtë?
Takimi i Strasburgut u ndërmor me nismën e kryetarëve të grupeve më të mëdha politike në Parlamentin Europian, Daul dhe Schultz. Vetëm ata janë në gjendje të thonë nëse janë planifikuar takime të mëtejshme. Po të jetë e nevojshme, unë do të ofroja sërish mbështetjen time të plotë. Në radhë të parë, gjetja e një zgjidhjeje për ngërçin aktual duhet të jetë një prioritet për të gjithë udhëheqësit politikë shqiptarë.
Zoti Füle, është deklaruar se dështimi për të arritur kompromisin do të pasohet nga bllokimi i procesit të integrimit. A ekziston rreziku që të ndodhë diçka në prag të dhënies së opinionit mbi statusin e vendit kandidat?
Aktualisht Komisioni po kryen vlerësimin e aplikimit të Shqipërisë për anëtarësim në BE. Duke qenë se kjo punë është në vazhdim, nuk do të ishte me vend që të spekuloja në këtë moment në lidhje me ndonjë konkluzion të mundshëm.
Në përgatitjen e opinionit mbi aplikimin e anëtarësimit të Shqipërisë, Komisioni do të vlerësojë ngjarjet dhe situatën politike të kohëve të fundit, duke pasur parasysh kriteret politike të Kopenhagenit. Efektivisht, institucionet demokratike që funksionojnë përbëjnë një ndër elementët kyçe për përmbushjen e kritereve politike. Procesi i anëtarësimit në BE kërkon transformime dhe ndryshime të rëndësishme në vend. Eksperienca e proceseve të mëparshme ka treguar se integrimi evropian nuk mund të ndodhë pa përfshirjen aktive dhe pa konsensusin e të gjitha partive kryesore mbi çështjet politike kyçe.
A mendoni se shqiptarët do të lëvizin pa pasur nevojë për viza në 2010?
Propozimi i Komisionit në 27 maj 2010 për udhëtimin pa viza ishte rezultati logjik i progresit që ka bërë Shqipëria në përmbushjen e pjesës më të madhe të piketave të dialogut/road map-it për vizat. Në mes të korrikut pati misione ekspertësh me qëllim verifikimin e çështjeve të mbetura. Ne jemi duke përgatitur një vlerësim përfundimtar nisur nga përfundimi i këtyre misioneve dhe do t’ ia prezantojmë këtë vlerësim Parlamentit Europian dhe Këshillit në shtator.
Shpresoj, që në qoftë se të gjitha kërkesat janë përmbushur, liberalizimi i vizave mund të ndodhë në 2010.