e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Vila gjen ekip te ri

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Vila gjen ekip te ri

Emiljano Vila ka gjetur ekipin e ri. Mesfushori shqiptar këtë sezon do të luajë në Azerbajxhan me Inter Bakun, skuadrën që eliminoi Kukësin nga Liga e Evropës.

Kështu, do të kemi një derbi shqiptarësh në kampionatin azer, me mbrojtësin e Kombëtares, Ansi Agolli, që prej disa vitesh aktivizohet me Karabagun.

Vila, i cili pak kohë më parë firmosi për Kërkyrën, mbeti lojtar i lirë pasi klubi grek falimentoi. Ai e ka nisur karrierën te Teuta, ndërsa në Shqipëri ka luajtur edhe me Dinamon e Partizanin. 27-vjeçari ka pasur edhe një përvojë të shkurtër me Lokomotivën e Zagrebit në Kroaci.