Vija, djali i minierave qe mjeket desh i prene kemben
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Tani eshte duke udhehequr Spanjen drejt fitimit te kampionatit boteror, por David Vija ka rrezikuar t'i prisnin kemben kur ishte femije. Blerja e re e Barcelones ka shenuar 5 gola dhe ka nje merite kryesore qe iberiket jane per here te pare ne nje finale Boterori. E megjithate, rreth çerek shekulli me pare mjeket vendosen qe t'i prisnin kemben e djathte djaloshit te arte nga Asturia, i cili pesoi nje thyerje te tmerrshme ne femurin e saj. Vija pesoi nje aksident ndersa po bente ate qe dashuronte me shume, pra po luante futboll, por nje femije me i madh ra mbi kemben e tij. Fale nje mrekullie, David Vija - 4 vjeç ne ate kohe - ia hodhi me te keqes, por ai kaloi 6 muaj ne allçi dhe ne menyre ironike, atehere nisi rruga e tij drejt majave te futbollit.
I ati i tij i adhuruar, nje punonjes miniere i quajtur Hoze Manuel, sa here kthehej ne mbremje ne shtepi, kalonte dy ore duke i mesuar djalit te tij qe te godiste topin edhe me kemben e majte, pasi te djathten e kishte ne allçi. "Kur kthehesha nga miniera, kaloja gjithnje dy ore me te, - shprehet Hoze Manuel. - Une i pasoja topin dhe David duhet ta godiste gjithnje me kemben e majte. Mendoj se per kete arsye, ai i perdor te dyja kembet mjaft mire". Vija gjithnje falenderon te atin e tij per ate çfare eshte bere sot. Sulmuesi i blere per 40 milione euro nga Barcelona shprehet: "Babai im ishte gjithnje aty duke me hedhur topin papushim, duke me bere ta godisja topin me te majten, pasi te djathten e kisha ne allçi. Nuk mbaj mend asnje seance stervitore qe babai im te mos ishte aty. Nuk kam qene kurre vetem ne fushen e futbollit".
Puna ne miniere
Djaloshi David Vija shihte çdo nate te atin qe vinte i keputur ne shtepi dhe nuk deshironte kurre te behej nje punonjes miniere si ai. "Nuk doja kurre te punoja ne miniere, sepse minatoreve u ndodhin shume gjera te keqija siç jane aksidentet, - rrefen sulmuesi spanjoll. - Nuk i harroj kurre oret qe mamaja ime kalonte ne spital. Do te behesha minator, vetem nese do te vdisja per buke". Vija nuk ka ecur kurre mire ne shkolle dhe i ati tregon se futbolli gjithnje ka ardhur i pari ne liste. Hoze Manuel thote: "Mesuesi na kerkonte ta ndeshkonim per te mos e lejuar te luante futboll, por une gjithnje i thosha te njejten gje: Nuk do ta lejoj te ngase nje motorr, te luaje video games apo gjera te tilla, por ta ndeshkoj per futbollin? Jo, nuk mendoj aspak". Pavaresisht talentit te rralle, David u refuzua nga klubi i tij Oviedo kur ishte 9 vjeç, ngaqe ishte shume i vogel ne trup per moshen e tij. Sulmuesi i tanishem i Spanjes nisi te qante per ore te tera. Ne fakt, nje tjeter arsye qe ai u refuzua ishte fakti se ndodhej ne zonen e poshtme te qytetit dhe klubi i duhej t'i gjente transport.
Yll boteror
Pas refuzimit nga Oviedo, Vijes iu thye zemra, por shume shpejt ai firmosi per nje tjeter klub te vogel, Langreo. Me pas, ai kaloi te Sportingu i Gijonit, rivalet e Oviedos dhe prej andej te Saragoza, perpara se te behej ylli i Valencias. Mançester Junajtid dhe Çelsi kane qendruar prej vitesh ne gjurmet e tij, ndersa nje vit me pare Liverpuli ishte shume prane blerjes, por u terhoq kur iu kerkuan 45 milione sterlina. Me pas u fol per Mançester Sitin, qe nuk i kishte problem parate. E megjithate endrra e Vijes u realizua para 40 ditesh, kur ai firmosi me Barcelonen. Dy vjet me pare, David Vija ishte kryegolshenuesi i Europianit 2008, me 4 gola. Por, nje terheqje muskulare e pengoi ate te luante ne finalen ndaj Gjermanise, gje qe e deshperoi shume.
Tani, 2 vjet me pas, David Vija ka shansin te luaje ne finalen e nje kompeticioni te madh. Te dielen do te perballet me Holanden ne Johanesburg dhe ne mes eshte Kupa e Botes. Ai u be lojtari i pare qe pas Rivaldos ne 2002, qe shenonte ne 4 ndeshje radhazi te Boterorit. Ecuria ndali te merkuren ndaj Gjermanise, ndeshje ne te cilen shenoi Karles Pujol. Por, Vija nuk merzitet: "Ajo ishte ndeshja me e bukur e kombetares sone, nga me te mirat qe kemi luajtur prej kohesh. Jemi ne finale me merite, ishte nje performance e shkelqyer ndaj gjermaneve. E kemi treguar se jemi te medhenj ne ndeshjet qe kane rendesi. Ne e beme historine qe kur arritem ne gjysmefinale, por kjo eshte e pabesueshme". Miliona spanjolle tashme mbajne veshur fanelen e tij ne rruget e te gjithe vendit, gje qe e ben krenar "djaloshin e minierave". "Ne jemi shume krenare qe kemi tifoze si tanet dhe tani duhet t'u plotesojme endrren, duke fituar ne finale", thote shenuesi i 5 golave kete Boteror.