Video Usain Bolt shpallet serish kampion bote ne 100 metra

Video: Usain Bolt shpallet serish kampion bote ne 100 metra

Vrapuesi nga Xhamajka ia ka dalë të fitojë garën me Justin Gatlin në 100 metra për meshkuj. Usain Bolt ka ruajtur titullin e kampionit të botës këtë të diel në Pekin. 29-vjeçari që mban rekordin botëror arriti të mbajë pas amerikanin 33-vjeçar të dënuar dy herë për doping.

Bolt këtë herë ishte shumë larg rekordit botëror të vendosur prej tij (9.58) pasi e mbylli garën për 9.79 sekonda. Ky është titulli i tretë botëror për Bolt në 100 metra pasi më parë e ka fituar në vitin 2009 dhe 2013.

“Synimi im është të jem numri një deri sa të tërhiqem nga gara. Mund ta quani këtë garë të ndryshkur, por mund të kisha vrapuar dhe më shpejt”, shprehet xhamajkani.

Gatlin, i cili u shpall kampion bote në vitin 2005 në 100 metra e përfundoi garën për 9.80 sekonda. Në 20 metrat e fundit u duk sikur ai do ta kalonte Bolt, por humbi ritmin në metrat e fundit si dhe nuk arriti të ruante balancën në finish.

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama