Video / Fernando Santos apo Ronaldo? Kush është trajneri?
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓

Kristiano Ronaldo ka një të ardhme si trajner dhe ylli i Portugalisë e tregoi këtë më së miri gjatë finales kundër Francës.

Në minutat e fundit të sfidës, futbollisti ka treguar talentin e tij edhe në këtë "profesion" duke shpërndarë urdhra edhe më shumë se vetë trajneri Fernando Santos për shokët e ekipit.

Ai dha vazhdimisht udhëzime që të ktheheshin në mbrojtje apo të qetësonin lojën derisa të vinte vërshëllima përfundimtare.