Viali: Italia s�eshte humbese, fitoi shume
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Për Xhanluka Vialin, Italia nuk duhet të ndihet e dëshpëruar, përkundrazi ajo duhet të shohë përpara, pasi me atë çka tregoi në finalet e Polonisë dhe Ukrainës ka një bazë të mirë për të ndërtuar skuadrën e Botërorit të ardhshëm, “Brazil 2014″. “Është mahnitëse të shohësh dëshirën e Spanjës që të vazhdojë të fitojë. Në finale nuk pamë një ekip të ngopur që kishte fituar 2 trofe radhazi, por një skuadër të uritur që kërkon të përvetësojë gjithçka.
Mirëpo kjo humbje, edhe pse me shifra të thella, nuk duhet kurrsesi që t’i heqë meritat Italisë për ardhjen deri këtu. Skuadra jonë bëri një turne madhështor. Këta lojtarë i dhuruan emocione të pafundme popullit italian në një moment kaq delikat. Ne kemi çfarë të festojmë edhe nga kjo humbje. Në radhë të parë Spanja ishte shumë e fortë. Pastaj, ne kemi një bazë të shëndoshë për të ndërtuar kombëtaren e ‘Brazil 2014′”, – u shpreh pas ndeshjes autori i 16 golave në 59 ndeshje me fanellën e kaltër.