Vetevrasja me plumb ne zemer. Porosite e fundit per miqte
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Aktori dhe regjisori Llazi Sërbo i dha fund jetës me një plumb në zemër. Ngjarja ndodhi në shtëpinë e tij në Korçë. Sërbo 65-vjeçar jetonte i vetëm dhe prej disa kohësh i kapur nga një depresioni që duhet të ketë qenë shkaku që e shtyu në vetëvrasje. Së paku këto janë të dhënat e para të Policisë së Korçës, e cila bën të ditur se "gjendja e rënduar depresive e ka çuar drejt aktit final". Ai ka shtirë mbi veten me çifte, arma me të cilën ndante pasionin për gjahun. Një plumb i vetëm i ka sjellë vdekjen e menjëhershme.
Trupi i pajetë u gjet paraditen e djeshme, 13 shtator, nga kolegu tij, i shokuar nga skena e llahtarshme që ka parë.
Ngjarja
Në orën 9.00 të mëngjesit të të hënës, është përhapur lajmi në gjithë qytetin e skajit juglindor të vendit, sepse emri i Sërbos i thotë jo pak banorëve të kësaj ane.
Duke iu referuar burimeve zyrtare të policisë, ngjarja mendohet të ketë ndodhur mbrëmjen e kaluar, ndërsa trupi i pajetë i Sërbos është zbuluar në rrethana rastësore rreth orës 9.00. Policia është njoftuar nga aktori i Teatrit të Korçës, Andrea Pepi. Ai ka rrëfyer i tmerruar për grupin hetimor se e ka gjetur të përgjakur në një karrige në korridorin e shtëpisë aktorin dhe mikun e vet.
Pas sinjalizimit policia ka nisur hetimet për ngjarjen duke ngritur një grup të posaçëm hetimi. Në vendngjarje është sekuestruar arma e gjahut për të cilën aktori dispononte leje, pasi ishte anëtar i Shoqatës së Gjuetarëve në Korçë. Viktima jetonte i vetëm në një banesë në Lagjen 2 të Korçës dhe sipas policisë lokale ai kishte disa vjet që mjekohej për depresion.
Policia po heton për veprën penale të "shkaktimit të vetëvrasjes" dhe ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e gjahut, një fishek i së cilës i ka depërtuar në zemër duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Grupi hetimor ka sekuestruar letrat që kishte lënë pak para vdekjes Sërbo në formën e amaneteve. Burime të Policisë thonë se porositë e fundit Sërbos i drejtohen miqve. Ai i ka kërkuar që pas vdekjes t'i marrin ata sendet e tij më me vlerë. Ai iu dhuronte disa shokëve specialë veshjet e tij të preferuara, ndërsa shtëpinë kishte menduar t'ua linte disa të afërmëve.
Krijimtaria
Llazi Sërbo u lind më 1945 në Korçë. Studioi aktrim në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë. E nisi karrierën artistike pikërisht në teatrin "Andon Zako Çajupi" të Korçës me interpretimin në dramën "Njolla të murme" të Minush Jeros dhe me regji të Mihal Luarasit, një vepër që u dënua nga Pleniumi IV i Komitetit Qendror. Bashkë me goditjen e Festivalit të 11-të të Këngës në RTSH, ajo shënoi fillimin e një serie arrestimesh, internimesh, burgimesh të njerëzve të artit dhe kulturës.
Për këto arsye dhe për talentin e tij si aktor, portreti i Sërbos bëri kapërcim të dukshëm në skenë, fillimisht në skenën e teatrit të Korçës me dramat "Të pamposhurit", "Mosha e bardhë" etj.. Pas dënimit të regjisorit Luarasi, ai nisi një karrierë kinematografike gjatë së cilës bashkëpunoi me regjisorët më të njohur shqiptarë si Viktor Gjika, Pirro Milkani, Saimir Kumbaro etj.. Prej vitit 1986 deri në vitin 1983 punoi si asistent regjisor në Kinostudion "Shqipëria e Re".
Interpreton Dalanin te "Yjet e netëve të gjata" (1972), Kreshnik Martinin te "Operacioni i zjarrit" (1973), komandantin gjerman në filmin "Nusja dhe shtetrrethimi" (1978), në filmat "Kush vdes në këmbë" (1984), "Tre njerëz me guna" (1985), "Asgjë nuk harrohet", "Pranverë e hidhur" etj.
Në teatër ai ka vënë në skenë vitet e fundit "Pesha e paqes" e Shpëtim Ginës, "Siriusi" e Dostojevskit.
Fotografia ka qenë tjetër pasion i Llazi Sërbos. Ka marrë pjesë në Konkursin Mbarëkombëtar Fotografik "Marubi 2003".
Në vitin 1991 Llazi Sërbo është vlerësuar nga Presidenti i Republikës me titullin "Artist i Merituar". Në vitin 2007 vlerësohet me një sërë çmimesh për regjinë e shfaqjes "Gosti në kohë kolere". Ndërkaq në muajin shtator të një vitit më parë Sërbo u nderua me titullin "Nderi i Qarkut të Korçës".
Edhe presidenti i Republikës Bamir Topi, shprehu dje keqardhjen për vdekjen e Sërbos. Ai i ka dërguar familjarëve të aktorit një telegram ngushëllimi ku shprehen këto fjalë: "Aktori i shquar i Teatrit të Korçës dhe kinematografisë shqiptare, Llazi Serbo, do të mbetet përgjithmonë i skalitur në kujtesën e teleshikuesve dhe artdashësve shqiptarë me talentin e tij të papërsëritshëm aktorial, si dhe me veçantinë e botës së tij të brendshme artistike në portretizimin e rreth njëqind roleve dhe vlerat e rralla njerëzore që rrezatonte."
Lamtumirë nga teatri
Dy institucione kanë kërkuar ta nderojnë në hapësirat e tyre me ceremonial aktorin Llazi Sërbo duke shprehur nderim për punën e tij 40-vjeçare.
Teatri "Andon Z. Çajupi" ka kërkuar që homazhet dhe ceremonia e lamtumirës të bëhet në këtë vend të cilit Sërbo i ka dhënë shumë, ndërkohë Këshilli i Qarkut ka shprehur dëshirën që ta kryejë ai ceremoninë. Megjithëse aktori dhe regjisori u larguar nga kjo jetë i dëshpëruar dhe i mërzitur, arti i tij na takon të gjithëve.
Përfundimisht drejtoresha e teatrit "Andon Z.Çajupi", Zamira Kita ka marrë përsipër të organizojë gjithçka për nder të Sërbos. Tetari i Korçës ka pasur shumë humbje kohët e fundit. Aleko Prodani i madhi i humorit dha shpirt në skenë, Perikë Gjezi pak kohë më parë mbeti viktimë e një aksidenti automobilistik.
Mesditën e sotme të gjithë do të nderojnë Llazi Sërbon, ndërsa banorët e Korçës do të jenë në shesh për ta përcjellë me duartrokitje.