Vendimi/ UEFA dënon Shqipërinë për ndeshjen me Zvicrën (FOTO)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Federata Shqiptare e Futbollit është dënuar për sjelljen e tifozëve shqiptarë në ndeshjen e parë të Kombëtares ndaj Zvicrës. "Qeveria" e futbollit europian ka gjobitur FSHF-në me 20 mijë euro për hedhjen e fishekzjarrëve në fushë.

Në këtë foto shihen edhe fishekzjarrët e hedhura nga pjesa e tifozërisë shqiptare në ndeshjen Shqipëri-Zvicër (0-1).
Edhe pse sjellja e tifozëve shqiptar në këtë ndeshje u vlerësuar nga shumë media ndërkombëtare për mbështetjen e zjarrtë që treguan ndaj Kombëtares, hedhja e fishekzjarrëve në fushë nuk i ka shpëtuar syrit të UEFA-s.