Vellazerorja mbyllet pa fitues

Vellazerorja mbyllet pa fitues

Një ndeshje vëllazërore në fushën e lojës dhe e tillë përfundon edhe në rezultatin që prodhon në fundin e saj. Kuqezinjtë barazojnë me rezultatin 2-2 në stadiumin e Prishtinës ndaj Kosovës, në një ndeshje që i kishte të rezervuara thuajse të gjitha emocionet në pjesën e dytë të saj.

Pjesa e parë përfundon me rrjeta të paprekura, teksa Kosova ishte më e rrezikshme me dy mundësi të mira shënimi, ndërkohë që edhe Shqipëria kishte një mundësi shumë të mirë me Hysajn.

Në fraksionin e dytë, Rey Manaj bën një debutim ëndrrash, teksa që në prekjen e parë të topit me kokë e dërgon në fundin e rrjetës. Gjithsesi avantazhi i kuqezinjve nuk do të zgjaste shumë, pasi Kosova fiton një 11-metërsh që kthehet në gol nga Celina.

Kosova luan më mirë dhe kalon edhe në avantazh pas një depërtimi shumë të mirë në zonë të Rashanit, i cili i driblon të gjithë kundërshtarët në zonë. Shqipëria nuk kënaqet me barazimin dhe do të shënonte golin e barazimit në minutën e 76-të me Rrahamnin. Mbyllet në këtë mënyrë në barazim një miqësore festive.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama