e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Vazhdon beteja e numrave

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Vazhdon beteja e numrave
Në Elbasan kryesimin e garës vazhdon ta mbajë Qazim Sejdini, në garë për rikonfirmimin në krye të bashkisë. Ai ka 13562 vota, kundrejt Durim Hushit te PD-së, që ka marrë 9113 vota. Numërimi u ndërpre gjatë natës për shkak të lodhjes së numëruesve dhe rinisi mëngjesin e sotëm. Në Korçë Niko Peleshi kryeson me një diferencë të madhe votash ndaj kandidatit demokrat Andrea Mano, konkretisht Peleshi ka marrë 15 459 vota kundrejt kandidatit demokrat 13 030 vota. Ka ende kuti për numërim, por diferenca ka bërë që mbështetësit e Peleshit të nisin që mbrëmë festimet.

Në Durrës vazhdon betejë e ashpër mes Dakos e Xhaferajt. Numërimi i 79 kutive nga 165 që janë në total nxjerr në krye Dakon e PS-së me 16 547 vota kundrejt Xhaferaj me 15 472 vota. Shkodra nuk ka shumë surpriza. Nga numërimi i 60 kutive nga 95 gjithsej, Lorenc Luka i PD-së kryeson bindshëm me 12939 vota kundrejt kandidatit socialist, Uruci me 7644 vota, raportoi Panorama.