PD komunat, PS bashkite
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Rezultatet zgjedhore favorizojne ndjeshem koalicionin e majte ne bashkite kryesore te vendit ndersa koalicioni i djathte kryeson ne komuna. Te djathtet kane fituar ne 81 komuna ndersa te majtet ne 29 komuna. PS-ja ka siguruar fitoren në bashkitë e Gjirokastrës, Vlorës, Beratit, Fierit, Lushnjës, Sarandës, Kavajës, Shijakut, ndërkohë që është në avantazh në Korçë, Durrës, Elbasan dhe Tiranë.
PD-ja ka fituar bashkitë e Lezhës dhe Kukësit dhe është në avantazh të thellë në Shkodër. Në mjaft komuna të vendit, ka një numër të konsiderueshëm fituesish që janë të pavarur. Janë konfirmuar deri tani mëse 13 kryetarë komunash të pavarur. Në mjaft zona të bregut dhe zona minoritare kanë fituar kandidatët e pavarur, raportoi e përditshmja Panorama.