e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Vazhdon Samba braziliane ne Afriken e Jugut

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Vazhdon Samba braziliane ne Afriken e Jugut
Luis Fabiano shenoi nje dyshe golash dhe Elano shtoi nje tjeter per te siguruar nje rezultat te qete ne ndeshjen ndaj Bregut te Fildishte. Perballe kombetares braziliane as me pak e as me shume, por Drogba dhe nje sere futbollistesh qe dallohen per atletizmin e tyre, por qe nuk arriten te shkojne pertej nje goli disa minuta para perfundimit te kohes zyrtare. Brazili me kete fitore pothuaj ka siguruar kalimin e grupit dhe ecen e qete drejt ndeshjeve te 8shes.

Ndeshja nuk perfundoi krejt pa polemika. Ylli i futbollit Kaka mori 2 kartona te verdhe duke u perjashtuar nga ndeshja me nje karton te kuq ne minuten e 88. Ndersa nje tjeter polemike qe do diskutohet ne vazhdim eshte dhe prekja 2 here me dore e topit gjate aksionit te golit te pare te Brazilit nga Luis Fabiano.